Bie miti Messi-Ronaldo, “Topi i Artë” ka një favorit absolut, në podium edhe dy yjet e Premier League

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

38 gola në 38 ndeshje, Karim Benzema vërtetoi edhe një herë se është sulmuesi më në formë në qarkullim, një bekim për Carlo Ancelottin. Goli i tij me kokë në shtesë ishte i 12 në këtë edicion të Champions League, një gol që shtyn gjithnjë e më shumë “gjelin” drejt “Topit të Artë”.

2020 10 25 Lewandowski 1e8irghh74pa91osk3zaay4b70

Rivali i tij më i rrezikshëm në këtë garë, Robert Lewandowski i “lau duart” me Champions, praktikisht Villarreal e nxori nga gara për trofeun më të rëndësishëm individual. Polaku deri në këtë pikë kishte realizuar 47 gola në 41 ndeshje. Sot për sot, dy shihen si rivalët më të mëdhenj të Benzema, Mohamed Salah i Liverpool dhe Kevin de Bruyne i Man.City.

Ffff

Benzema ka në dispozicion minimumi edhe dy ndeshje në Champions, ose tre nëse shkon në finale, i duhen 6 gola për të thyer rekordin e C.Ronaldo me 17 gola në sezonin 2013-14. Benzema gjithashtu është shumë pranë suksesin edhe në La Liga. Sigurisht në këtë vit përcaktues për “Topin e Artë” pritet të jetë Botërori, edhe aty me Francën e tij, Benzema shihet favorit.

Share This Article