Gjermania i ka shënuar 741 raste të reja të koronavirusit për 24 orë, rreth 140 më pak se një ditë më parë, kur u regjistruan 879 të infektuar.
Kështu, numri i përgjithshëm i rasteve në ekonominë më të fuqishme të Evropës shkoi në 212,022 persona, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.
Ndërkohë shifra e përgjithshme e viktimave është 9,168, kurse 194,600 njerëz tashmë janë shëruar nga sëmundja e re.
Megjithatë, shteti është duke rrezikuar që ta çojë dëm suksesin e arritur deri më tani në menaxhimin e pandemisë për shkak se njerëzit nuk po e respektojnë distancën sociale, sipas Susanne Johna, kryetare e shoqatës së mjekëve në Gjermani.
Ajo tha për një gazetë gjermane se vendi tashmë ndodhet në valën e dytë të infeksioneve, duke bërë thirrje për respektim të distancës dhe masave higjienike si dhe përdorim të maskave, pavarësisht dëshirës së madhe për t’u rikthyer në normalitet të plotë.