Bie ndjeshëm numri i të prekurve në Itali, të shëruarit trefishohen

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sipas të dhënave të pak minutave më parë nga Mbrojtja Civile në Itali, sot numri i të prekurve ka rënë ndjeshëm, 3 651 gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa dje kanë qenë 4 401.

Numri i viktimave vazhdon të jetë i lartë por më i ulët se dje, sot janë regjistruar 889 viktima, ndërsa dje ishin 969. Të shëruarit sot janë trefishuar, 1 434 perona kanë lënë spitalet vetëm sot, ndërsa dje kanë qenë 589.

Ndërsa numri totali i viktimave ka kaluar mbi 10 mijë nga fillimi i emergjencës, më i larti në botë, e ndjek pas Spanja dhe Kina.

Share This Article