• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Saturday, May 17, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Albania
Bie numri i të infektuarëve me Covid-19 në Shqipëri

Bie numri i të infektuarëve me Covid-19 në Shqipëri

by albnews
23 December, 2020
in Albania
0
3
VIEWS

Edhe pse në Shqipëri tashmë aplikohen ato që quhen testet e shpejta numri i të infektuarve ka rënë ndjeshëm. Prej gati një jave, kurba e infeksionit ka ardhur në rënie, duke shtruar pikëpyetjet mbi arsyet e mundshme.

Të martën, nga më shumë se 2400 testime të kryera, kanë rezultuar të infektuar 389 persona, ose rreth 16 për qind e të testuarve. Një raport tejet i ulët, duke pasur parasysh që përgjatë nëntorit dhe në fillim të këtij muaji shkalla e infeksionit shkoi mbi 35 për qind.

E thënë ndryshe, 35 për qind e të testuarve rezultonin të prekur nga COVID-19. Por dyshimet për këtë rënie të kurbës janë shtuar edhe më tepër pas lajmit të djeshëm të publikuar në “The Guardian” mbi testet e shpejta të antigenit

Ekspertët e shëndetit publik atje kanë ngritur shqetësimin për saktësinë e rezultateve. Kjo ka bërë që qeveria në Britani të tërhiqet nga plani për t’i masivizuar ato. Në vendin tonë, testet e shpejta kanë nisur të kryhen në javën e dytë të dhjetorit dhe sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në harkun e 2 javëve janë kryer rreth 12 mije teste. Në fillim të kësaj jave, testet e shpejta janë shtrirë në 6 qendra shëndetësore, duke fituar edhe më tepër terren. Por shqetësimi i ngritur në Britaninë e Madhe duhet të jetë një kambanë alarmi edhe për autoritetet në vendin tonë, pasi, për shkak të pasaktësisë, këto teste mund të japin të dhëna artificiale duke e bërë edhe më të paqartë situatën. Nga ana tjetër, frika nga festat e fundvitit ka bërë që qeveria për një periudhë 2-javore të ashpërsojë masat anti-Covid. Kështu, liria e lëvizjes pa autorizim deri në datën 4 janar do të jetë deri në orën 20:30.

Rastet:

Janë kryer 2420 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 389 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 177 raste në Tiranë, 20 në Elbasan, 19 në Durrës, 18 në Shkodër, 16 në Lezhë, 13 në Kavajë, nga 11 raste në Lushnje, Sarandë, 10 në Vlorë, nga 8 raste në Berat, Gjirokastër, 6 në Fier, nga 5 raste në Krujë, Korçë, Bulqizë, Kuçovë, Këlcyrë, nga 4 raste në Mat, Përmet, Gramsh, nga 3 raste në Rrogozhinë, Kamzë, Pogradec, Delvinë, Divjakë, Skrapar, nga 2 raste në Mallakastër, Dibër, Kolonjë, nga 1 rast në Kurbin, Devoll, Librazhd, Tepelenë, Ura Vajgurore, Belsh, Malësi e Madhe, Peqin, Klos, Shijak, Cërrik”, ka bërë me dije Ministria e Shëndetësisë.

Testet e shpejta

Çdo pikë e hapur në Tiranë për testimin e shpejtë në komunitet mbulon rreth 100,000 banorë, të cilët, kur kanë shenja apo dyshime, kanë qenë pjesë e kontaktit që kanë rezultuar pozitivë, lidhen me mjekut e familjes, përcaktojnë fashën orare dhe testi kryhet në një kohë shumë të shpejtë dhe me cilësi të lartë, pasi janë persona të trajnuar dhe profesionistë që kryejnë këtë testim. Vetëm ditën e djeshme, me hapjen e 6 pikave, janë më shumë se 300 testime të kryera, ndërkohë që prej fillimit të testimit të shpejtë janë më shumë se 12 mijë teste të shpejta të antigenit që janë kryer”, tha Manastirliu. Ministrja e Shëndetësisë theksoi se në varësi të fluksit, do të vijohet edhe me hapjen e 4 pikave të tjera për testimin e shpejtë në Tiranë, ndërkohë që spitalet rajonale në të gjithë vendin janë pajisur me teste të shpejta të antigenit. Testimi i shpejtë ka filluar në 6 pika në Tiranë, në Qendrën Shëndetësore Nr.9, Nr.10, Nr. 4 (pika e Brrakës), në Qendrën shëndetësore të Kombinatit, në Qendrën Shëndetësore Qyteti Studenti dhe në Kodër-Kamzë.

Shqetësimi në Britani:

Nga ana tjetër, Qeveria në Britaninë e Madhe ka hequr dorë nga planet për të hapur qendrat e testimit të shpejtë për koronavirusin në të gjithë vendin, gjatë periudhës së festave. Kjo, për shkak se ekspertët e shëndetit publik kanë ngritur shqetësimin për saktësinë e rezultateve të tyre. “The Guardian” raporton se ministrat kishin planifikuar të shndërronin një numër të vendeve ekzistuese të testimit, në qendra për testimet e shpejta, të cilat e japin rezultatin në 30 minuta, por ky plan u ndal javën e kaluar pas një telefonate që u shkëmbye midis qeverisë dhe drejtorëve të shëndetit publik, të cilët ngritën shqetësime mbi saktësinë. Ky zhvillim është një goditje për planin e testimit masiv në vend, i cili synonte që të rriste numrin e testeve të kryera çdo ditë nga 430,000 në 10 milionë deri në fillim të vitit të ardhshëm.

Kufizimet:

Kemi vendosur: Kufizimin e lëvizjes së popullatës nga ora 20:30 deri në orën 06:00 të mëngjesit, duke filluar nga data 24 dhjetor deri në datën 4 Janar. Po ashtu, kemi marrë vendim: kufizimin e aktivitetit të bareve dhe restoranteve, fast food, lokale, që ofrojnë shërbim për klientët nga ora 20:30 deri në orën 06:00, duke filluar nga data 24 dhjetor deri në datën 4 Janar. Ndërkohë që duke nisur nga data 5 janar, kufizimi i lëvizjes rikthehet në orën 22:00. E njëjta gjë ndodh edhe me baret dhe restorantet, për të cilët kufizimi i aktivitetit rikthehet po ashtu në orën 22:00.

Rriten fatalitetet, në 24 orë 13 humbje jete si pasojë e COVID-19

Përgjatë këtij muaji ka pasur rënie të rasteve të reja, por fatalitetet kanë qenë në shifra të larta. Të martën janë raportuar 13 humbje jete si pasojë e COVID-19, përfshirë edhe një 33-vjeçare nga Kukësi me sëmundje bashkëshoqëruese. “Megjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk kanë arritur të fitojnë betejën me sëmundjen 13 qytetarë me SarsCov2 pozitiv në spitalet COVID: 5 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Lezha, 2 qytetarë nga Lushnja, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetare nga Shkodra, 1 qytetare 33-vjeçare nga Kukësi më sëmundje bashkëshoqëruese, të moshave 33-81-vjeç”, ka bërë me dije Ministria e Shëndetësisë. Ndërkohë, situata në spitalet COVID mbetet e qëndrueshme, numri i pacientëve të shtruar ka ardhur në rënie ditë pas dite. Numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht, në 4 spitalet COVID po trajtohen 344 pacientë, 19 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar”, theksohet më tej në njoftim ku apelohen qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të kontaktojnë me mjekun e familjes për çdo shqetësim që kanë. “Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për t’u referuar për testim, ndjekje të vazhdueshme dhe për rimbursimin e barnave të trajtimit ambulator në banesë.

Previous Post

Tërmet pranë Sicilisë

Next Post

Hiqet nga Kongresi statuja e gjeneralit Lee, kishte mbështetur skllavërinë

albnews

albnews

Related Posts

Skandali me votat e diasporës, Këlliçi: Rama ja kaloi edhe Kim Jong Un-it dhe Lukashenkos
Albania

Skandali me votat e diasporës, Këlliçi: Rama ja kaloi edhe Kim Jong Un-it dhe Lukashenkos

17 May, 2025
Shkrimtarja polake: Rrofsh parti, rrofsh brez i ri politikanësh shqiptarë me mbështetje nga mafia!
Albania

Shkrimtarja polake: Rrofsh parti, rrofsh brez i ri politikanësh shqiptarë me mbështetje nga mafia!

17 May, 2025
“Votat e Greqisë janë të manipuluara”, ja shënimet e numëruesve të PD-së në procesverbalet e KQZ. Kutitë e Beratit 88% votë për PS
Albania

“Votat e Greqisë janë të manipuluara”, ja shënimet e numëruesve të PD-së në procesverbalet e KQZ. Kutitë e Beratit 88% votë për PS

17 May, 2025
Next Post
Hiqet nga Kongresi statuja e gjeneralit Lee, kishte mbështetur skllavërinë

Hiqet nga Kongresi statuja e gjeneralit Lee, kishte mbështetur skllavërinë

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Shkrimtarja polake: Rrofsh parti, rrofsh brez i ri politikanësh shqiptarë me mbështetje nga mafia!

Shkrimtarja polake: Rrofsh parti, rrofsh brez i ri politikanësh shqiptarë me mbështetje nga mafia!

17 May, 2025
“Votat e Greqisë janë të manipuluara”, ja shënimet e numëruesve të PD-së në procesverbalet e KQZ. Kutitë e Beratit 88% votë për PS

“Votat e Greqisë janë të manipuluara”, ja shënimet e numëruesve të PD-së në procesverbalet e KQZ. Kutitë e Beratit 88% votë për PS

17 May, 2025
Man Utd vendosi dy rekorde tronditëse në Ligën Premier pas humbjes nga Chelsea

Man Utd vendosi dy rekorde tronditëse në Ligën Premier pas humbjes nga Chelsea

17 May, 2025
“Rusia është e kënaqur, Ukraina flet për kërkesa”, analiza e DW: Armëpushimi nuk duket në horizont

“Rusia është e kënaqur, Ukraina flet për kërkesa”, analiza e DW: Armëpushimi nuk duket në horizont

17 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4709 shares
    Share 1884 Tweet 1177
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2398 shares
    Share 959 Tweet 600
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1869 shares
    Share 748 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1811 shares
    Share 724 Tweet 453
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM