Bie vdekshmëria nga koronavirusi në Britani/ Gripi dhe pneumonia vrasin më shumë se COVID

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
Three police officers at left and a security guard at right guard an entrance outside St Thomas' Hospital in London, where British Prime Minister Boris Johnson is being treated for coronavirus, Friday, April 10, 2020. In a statement Thursday, a spokesman at 10 Downing Street said Johnson "has been moved this evening from intensive care back to the ward, where he will receive close monitoring during the early phase of his recovery." (AP Photo/Matt Dunham)

Ardhja e sezonit të gripit dhe rritja e vazhdueshme e numrit të të infektuarve ka ngjallur një shqetësimi tjetër, rritjen e numrit të viktimave për shkak të infeksioneve sezonale. Sipas institutit të statistikave kombëtare në Britaninë e Madhe më shumë persona kanë humbur jetën si pasojë e pneumonisë sesa nga Covid-19.

Në një kohë që ditë pas dite numri i të infektuarve po rritet ndjeshëm dhe përafrimi i dimrit paralajmëron rifillimin e gripeve sezonale, nga Britania e Madhe vjen një lajm jo shumë pozitiv. Gripi dhe pneumonia kanë vrarë 10 herë më shumë britanikë se Covid-19 javën e kaluar, raporton instituti kombëtar i statistikave ONS.  Në javën që përfundon më 28 gusht 2020, 1,040 persona humbën jetën si pasojë e gripit ose pneumonisë, në të njëjtën periudhë u shënuan vetëm  101 viktima nga COVID-19.

Shumë viktima kanë qenë të infektuar me të dy edhe me grip dhe me COVID-19, por vdekjet e tyre janë listuar  për shkak të covid-19.  Por sipas të dhënave të institutit të statistikave ka rënë përqindja e vdekjeve nga 1.4% deri në 1 %.  Ndërkohë që sipas një studimi të CNN, fëmijët me simptoma të lehta ose pa simptoma mund të transmetojnë COVID-19.  Sipas studimit 12 fëmijë  të prekur në një institucion të përkujdesit për fëmijë , ua transmetuan të paktën 12 personave jashtë institucionit, përfshirë anëtarët e familjeve.

Studiuesit zbuluan se edhe 2 prej fëmijëve që ishin asimptomatikë,  ua transmetuan virusin personave të tjerë. Studiuesit kanë deklaruar se gjurmimi i kontaktit dhe testimi në kohë i Covid-19, në mjediset e përkujdesit për fëmijë, përfshirë njerëzit asimptomatikë, mund të ndihmojnë në parandalimin e përhapjes së virusit..

Share This Article