Bie vlera e bursave evropiane

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Tregjet e aksioneve evropiane, të shqetësuara prej disa ditësh, për shkak të përhapjes së koronavirusit, reaguan shumë negativisht sot pas frikës së OBSH-së se tani mund t’i duhet të menaxhojë një pandemi.

“Është kohëzgjatja e koronavirusit dhe pasojat e ngadalësimit në zinxhirin e furnizimit që rëndojnë te bursat”, tha Frédéric Rozier, menaxher në Mirabaud France.

Për shkak të krizës shëndetësore, Banka e Francës njoftoi se ishte e gatshme të zvogëlonte pak parashikimin e saj të rritjes për vitin 2020 në Francë.

Në Rusi, indeksi RTS i Bursës së Moskës, i mbyllur të hënën për shkak të një feste publike, ra me 5,16 %.

Eurostoxx humbi me 2,07 %.

Tregjet evropiane përfunduan në vlera shumë të ulëta: Parisi ra me 1,94%, Frankfurti 1,88%, Londra 1,94%, Milano 1,44%, Madridi 2,45%, Bursa Zvicerane 2,19%, Brukseli 2,28%./ATSH/

Share This Article