Bien akuzat për përdhunim, futbollisti i City-t shpallet i pafajshëm pas 3 viteve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mbrojtësi francez Benjamin Mendy pas 3 vitesh hetime, është liruar nga akuzat për përdhunim dhe tentativë përdhunimi, duke u shpallur i pafajshëm nga gjykata e Chester Croën.

Ish-mbrojtësi i Manchester City u shpall këtë të premte i pafajshëm, pasi ranë akuzat për përdhunimin e një vajze 24-vjeçare në rezidencën e tij në Cheshire në tetor 2020 dhe për tentativën për përdhunim të një 29-vjeçareje në të njëjtën banesë dy vjet më parë.

Mendy, i cili i kishte mohuar të dyja akuzat, është shprehur në gjyq se takimet kanë qenë konsensuale.

Futbollisti shpërtheu në lot pasi dëgjoi vendimin e gjykatës, ndërsa në dalje përqafoi miqtë e tij që ishin jashtë për ta mbështetur.

Ndërkohë, avokatët e tij thanë se Mendy “do të donte të falënderonte anëtarët e jurisë për fokusimin te provat gjatë këtij gjyqi dhe jo në thashethemet dhe nënkuptimet që janë ngritur mbi këtë çështje”.

“Kjo është hera e dytë që Mendy gjykohet dhe shpallet i pafajshëm nga një juri. Ai është i kënaqur që të dy juritë morën vendimet e duhura”, shtuan ata.

Në fillim të këtij viti, futbollisti po ashtu u shpall i pafajshëm për ofendime seksuale ndaj një numri grash.

Share This Article