Bilanci i COVID-19 në botë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Më shumë se 447030 raste infektimi dhe 20599 të vdekur  u regjistruan sot në 182 vende dhe territore të botës, që nga fillimi i epidemisë.

Që nga vlerësimi i bërë një ditë më parë në orën 17:00, janë regjistruar 2 341 vdekje të reja dhe 43 010 raste infektimi në mbarë botën.

Vendet që kanë njoftuar më shumë raste të reja vdekjeje në 24-orëshin e fundit janë Italia me 683 vdekje, Spanja me 738 dhe Franca me 231.

Kina (përjashtuar territoret e Hong Kongut dhe Makaos) regjistroi gjithsej 81 218 raste, përfshirë 3 281 vdekje dhe 73 159 të shëruar. 47 raste infektimi dhe 4 vdekje u njoftuan midis të martës dhe të mërkurës.

Që nga dita e djeshme, Xhamajka, Kameruni, Estonia, Nigeri kanë njoftuar vdekjet e para nga COVID-19. Guinea-Bisau, Laos, Mali, LIbia, Belizeja, Grenada dhe Dominik njoftuan rastin e parë të infektimit.

Europa – 239 912 raste (13 824 viktima).

Azia – 99 927 raste (3 596 viktima).

SHBA dhe Kanadaja – 62 194 raste (854 viktima).

Lindja e Mesme – 32 182 raste (2 123 viktima).

Amerika Latine dhe Karaibet – 7 529 raste (124 viktima).

Afrika – 2 631 raste (69 viktima).

Oqeania 2 656 raste (9 viktima)./

Share This Article