Bilanci në Britani më shumë se 55 mijë viktima nga COVID-19

albnews
By
1 Min Read

Viktimat nga pandemia në Britaninë e Madhe kanë kaluar 55 mijë personat.

Sipas bilancit të ri të bërë publik nga agjencia Reuters, Britania e Madhe rezulton një nga vendet më të goditura nga pandemia. Konkretisht, i treti për viktima pas Shteteve të Bashkuara dhe Brazilit.

Shifra merr parasysh vdekjet ku COVID-19 citohet në certifikatën e vdekjes, në Angli, Uells, Skoci dhe Irlanda e Veriut.

Megjithatë, në 2 javët e fundit shifrat janë ulur ndjeshëm.

Share This Article