Bilbao ndal Barcelonën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Barcelona nuk ka arritur më shumë se një barazim 1:1 me Athletic Bilbaon në ndeshjen e xhiros së dytë në La Liga, duke e bërë kështu gabimin e parë të sezonit.

Pjesa e parë përfundoi ashtu siç edhe nisi, pa gola. Të dy ekipet patën raste, por nuk arritën t’i konkretizonin ato.

Me të filluar pjesa e dytë, Athletic Bilbao arrin të kalojë në epërsi.

Ishte Martinez i cili realizoi golin e epërsisë në minutën e 60-të të ndeshjes, pas asistimit nga Muniain.

Goli i barazimit erdhi në minutën e 75-të të ndeshjes. Memphis Depay me një supergol barazoi gjithçka, por katalunasit nuk arritën të bënin diçka më tepër.

Depay e kishte edhe një mundësi tjetër në minutën e 85-të, por topi përfundoi jashtë portës.

Me këtë barazim, Barcelona ka katër pikë nga dy ndeshje, kurse Athletic Bilbao ka dy pikë.

Share This Article