Kylian Mbappe do të kalojë nga Paris Saint-Germaini te Real Madridi gjatë verës. Kështu ka raportuar të hënën gazeta e madhe gjermane “Bild”.
Mbappe pritet të përfitojë 50 milionë euro në vit duke kaluar edhe Lionel Messin që fiton rreth 40 milionë euro në vit.
Sipas “Bild”, Mbappe do t’i bashkohet Realit si lojtar i lirë, pasi francezi nuk do të nënshkruaj kontratë dhe në fund të këtij edicioni do të jetë i lirë.


