Bildt: Anulimi i vizitës nga kryeministri Hoti, fundi i takimit të planifikuar në Shtëpinë e Bardhë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Bashkëkryesuesi i Këshillit Evropian për Marrëdhëniet e Jashtme, Carl Bildt ka reaguar pas lajmit për anulimin e vizitës së kryeministrit Avdullah Hoti në Uashington.

Bildt ka rishpërndarë postimin e kryeministrit Hoti për anulimin e vizitës në kryeqytetin amerikan, duke shkruar se ky është fundi i takimit të planifikuar në Shtëpinë e Bardhë.

“Ky është fundi i takimit të planifikuar në Shtëpinë e Bardhë për marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës”, ka shkruar Bildt.

Kryeministri Avdullah Hoti ka anuluar vizitën e planifikuar më 27 qershor në Washington D.C pasi Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dorëzuar një aktakuzë kundër Presidentit Hashim Thaçi në Gjykatë Speciale.

Shefi i Qeverisë  ka njoftuar se ka informuar Emisarin Special, Richard Grenell për anulimin e vizitës.

Share This Article