Bill Gates: Do të duhen disa doza vaksine për koronavirusin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Bill Gates paralajmëroi se çdo vaksinë kundër koronavirusit do të dojë disa doza që të ketë efekt te njeriu.

Ai u shpreh se ka besim tek gjetja e një vaksine të sigurt dhe shumë efikase, por shtoi se do të duhen disa doza vaksine për të zhdukur virusin.

“Në këtë pikë që jemi, asnjë nga vaksinat nuk duket se do të bëjë punë me një dozë të vetme. Shpresa ishte kjo, që do të mjaftonte një vaksinë, por duket se jo”, tha themeluesi i Microsoft në një intervistë për “CBS News”.

Ai theksoi se do të ketë shumë pasiguri mbi efikasitetin e çdo vaksine, por nënvizoi se gjithçka do të zgjidhet me kohën.

Share This Article