Bill Gates po shikon të blejë tokë bujqësore në Turqi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Miliarderi Bill Gates thuhet se po shikonte të blejë tokë bujqësore në Turqi derisa po pushonte në një super-jaht që lëshon rreth 19 ton CO2 në ditë përpara se të shkonte në konferencën për ndryshimet klimatike në Skoci.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, themeluesi i Microsfot me pasuri prej 138 miliardë dollarësh sipas Forbes, vëzhgoi tokën ndërsa ishte në një udhëtim në Turqi për ditëlindjen e tij të 66-të javën e kaluar, ku festoi së bashku me themeluesin e Amazon, Jeff Bezos dhe vizitoi bregdetin me një anije me gaz.

“Ai dëshiron të krijojë një fermë të madhe të qëndrueshme në Turqi”, tha një burim për New York Post.

Gates, 66 vjeç, është tashmë pronari më i madh i tokës bujqësore në SHBA me rreth 97 mijë hektarë në 18 shtete.

Share This Article