Bill Klinton e Medlin Olbrajt vizitojnë Kosovën në 20-vjetorin e çlirimit të vendit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-presidenti i SHBA-së Bill Klinton dhe ish sekretarja amerikane e shtetit Medlin Olbrajt, kanë mbërritur në Kosovë për të marrë pjesë në aktivitetet që shënojnë 20 vjetorin e hyrjes së trupave të KFOR-it në Kosovë, dhe çlirimin e vendit nga pushtimi serb.  

Klinton u prit formalisht në aeroportin e Prishtinës nga kryediplomati i vendit, Behgjet Pacolli, dhe ish-presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, ndërsa mirëseardhjen ia drejtoi edhe kreu i ekzekutivit, Ramush Haradinaj.

Klinton dhe diplomatja Olbrajt konsiderohen si miq të vyer të vendit në një moment vendimtar kur pala serbe mbronte zgjidhjen e konfliktit përmes gjenocidit apo spastrimit etnik, e jo me dialog. Gjatë ditës, dy ish-zyrtarët e lartë do të priten në takime nga presidenti i vendit Hashim Thaçi dhe kryeministri Haradinaj. Të mërkurën në mesditë ata dhe shumë personalitete vendore e ndërkombëtare do të nisin kujtimin e 20-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s në krah të ushtrisë së Kosovës. Më pas, do të zbulohet busti në nder të ish-sekretares së shtetit Medlin Olbrajt, ndërsa një monument i tillë për ish-presidentin Clinton qëndron i ngritur në Prishtinë prej vitit 2009.S

Mgid


Share This Article