Është zbuluar ftesa që zyra e kryeministrit Edi Rama ka shpërndarë për pritjen që do të organizohet të hënën në 3 korrik, ditë që përkon me ardhjen në Shqipëri të ish-presidentit amerikan, Bill Klinton.
Zoti Rama shkruan në ftesë se në vigjilje të ditës së pavarësisë së SHBA, ka nderin dhe kënaqësinë e veçantë të jetë në këtë ceremoni me Presidentin e SHBA, Bill Klinton.
Ftesa e shpërndarë për pritjen
Ky i fundit do të mbërrijë në Tiranë të hënën dhe është i ftuar i kreut te qeverise, duke shënuar gjithashtu me këtë vizite edhe ardhjen e tij për herë të parë në vendin tone.
Burimet bëjnë me dije se gjatë ceremonisë, ish-presidentit amerikan do t’i dorëzohet “Kordonin e Madh të Yllit të Mirënjohjes Publike”.
Bill Klinton do të nderohet nga ceremonia që lajmëron ftesa e shpërndarë nga zyra e Kryeministrit te vendit, duke i shprehur Presidentit të 42-të amerikan, falënderimin për mbështetjen qe aleati strategjik i shqiptareve, SHBA ka dhënë për popullin dhe kombin tonë.