“Binjaket luftëtare” dalin në pension

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nikki dhe Brie Bella kanë njoftuar tërheqjen e tyre nga WWE dhe kanë bërë të ditur se nga sot do të përdorin mbiemrin e tyre të vërtetë, që është Garcia, dhe jo atë të ringut, me të cilin janë bërë të famshme.

“Tani jemi zyrtarisht Binjaket Garcia, Brie dhe Nikki Garcia. Në nëntor mbushim 40 vjeç, jemi nëna, jemi producente ekzekutive, jemi moderatore. Kontrata jonë me WWE mbaroi dhe kemi kuptuar që duhet të ecim përpara me kapituj të tjerë në jetën tonë”, thanë binjaket e “wrestling”-ut në programin e tyre radiofonik.

Brie dhe Nikki debutuan në WWE në vitin 2008, u larguan në vitin 2012, për t’u kthyer sërish një vit më pas.

Share This Article