BioNTech/Pfizer premton 75 milionë vaksina shtesë për BE-në

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, njoftoi se pas problemeve në furnizimin me vaksinën kundër koronavirusit të ri (COVID-19), kompania BioNTech/Pfizer do të sigurojë 75 milionë doza shtesë të vaksinës në tremujorin e dytë.

Në një postim në median sociale lidhur me strategjinë e BE-së për vaksinat, ajo ka bërë të ditur se po punojnë ngushtë me kompanitë farmaceutike për të siguruar për europianët vaksinën antiCOVID-19.

“Në tremujorin e dytë BioNTech/Pfizer do të sigurojë 75 milionë doza dhe në vitin 2021 do të dorëzojë 600 milionë doza”, theksoi presidentja e Komisionit Europian.

BE-ja më parë ka bërë marrëveshje për blerjen e 600 milionë dozave të vaksinës nga kompania Pfizer dhe BioNTech, 400 milionë nga kompania AstraZeneca, 300 milionë nga Sanofi-GSK, 400 milionë nga Johnson & Johnson, 405 milionë nga CureVac dhe 160 milionë nga Moderna.

Në kuadrin e strategjisë aktuale për vaksinim, BE deri më 1 qershor synon vaksinimin e 70% të popullatës prej 450 milionë brenda unionit, por mundësia për arritjen e këtij objektivi ka rënë për shkak se prodhuesit e vaksinës javët e fundit kanë deklaruar që do të përjetohen ndërprerje në furnizimet me vaksina.

BioNTech-Pfizer për këtë vit kishte në objektiv të prodhonte 1,3 miliard doza të vaksinës. Këtë objektiv ajo e ka rritur në 2 miliardë doza duke bërë bashkëpunime dhe duke hapur komplekse për të rritur kapacitetet prodhuese.

Ndërkohë, AstraZeneca dje njoftoi se për BE-në do të sigurojë nëntë milionë doza shtesë të vaksinës dhe në këtë mënyrë në tremujorin e parë do të sigurojnë 40 milionë doza.

Share This Article