Birmania hynë në javën e dytë të protestave

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Protestat masive nëpër rrugë në Birmani hynë në javën e dytë, me protestuesit apo qeverinë ushtarake që nuk tregojnë ndonjë shenjë tërheqje.

Protestuesit në Yangon, qyteti më i madh i vendit, u mblodhën në një udhëkryq nga i cili grupet u larguan për në pika të tjera, duke përfshirë ambasadat e Shteteve të Bashkuara dhe Kinës. Ata marshuan pavarësisht nga një urdhër që ndalonte tubimet e pesë ose më shumë njerëzve.

SHBA, veçanërisht pas njoftimit nga presidenti Joe Biden për sanksionet kundër regjimit ushtarak, konsiderohet si një aleat në luftën e protestuesve kundër grusht-shtetit të 1 shkurtit. Kina shquhet si një aleate e gjeneralëve në pushtet, mbështetja e të cilëve është thelbësore për ata që të mbajnë kontrollin e pushtetit.

Protestat rifilluan gjithashtu në qytetin e dytë më të madh, Mandalay, me avokatët që përbënin një kontingjent të madh të protestueseve.

Share This Article