ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Shkodër, 1200 mijë qytetarë të vaksinuar në tri ditët e para të fushatës 3 hours ago
Ushtrimet që duhet të bëni për të qenë në formë deri në 100 vjeç 3 hours ago
Dy persona humbin jetën gjatë një përpjekjeje për të kaluar Kanalin Anglez 3 hours ago
Oxford u ofron studentëve dhe stafit akses në platformën ChatGPT 3 hours ago
Ambasada e SHBA në Tiranë njoftim të rëndësishëm për aplikantët për vizë 3 hours ago
Next
Prev
Home Albania

BIRN: Ankesa për shkarkim të padrejtë në Radio Televizionin Publik Shqiptar

albnews by albnews
9 August, 2023
in Albania
0
BIRN: Ankesa për shkarkim të padrejtë në Radio Televizionin Publik Shqiptar
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Pas emërimit të një drejtori të ri, i cili më parë ka qenë deputet i partisë në pushtet, gazetarët dhe punonjësit e tjerë të medias të shkarkuar nga RTSH i thanë BIRN se do të ngrenë padi për shkarkim të padrejtë nga puna.

Shkarkimet në televizionin publik të Shqipërisë kanë ngritur frikë të re për ndërhyrje politike pas zgjedhjes së një drejtori të ri, me disa prej atyre që humbën punën që i thanë BIRN se u pushuan në mënyrë të padrejtë pas shqyrtimit të nxituar nga komisionet ad hoc.

RelatedPosts

Ambasada e SHBA në Tiranë njoftim të rëndësishëm për aplikantët për vizë

Dhunoi bashkëshortin e gjyqtares që po gjykonte procesin ndaj tij, ekstradohet nga Gjermania 38-vjeçari

BIRN: Shit-blerjet në kampet kundërshtare si fenomen politik i tranzicionit

Sindikatat e medias në Shqipëri dhe Evropë kanë kritikuar një valë shkarkimesh në RTSH që kur Alfred Peza, ish-deputet i Partisë Socialiste në pushtet, u zgjodh drejtor në qershor.

Disa prej atyre që humbën punën kanë folur që atëherë me BIRN në kushte anonimiteti, nga frika e hakmarrjeve ligjore ose e rrezikut për të mos gjetur një punë të re.

Njëra, e cila u pushua nga puna për mungesë, tha se komisioni në rastin e saj nuk kishte marrë në konsideratë dokumentet që kishte siguruar për të justifikuar mungesën e saj në punë.

Një tjetër tha për BIRN se ditën që u bënë kontrollet, ajo e kishte pushim nga puna për të kompensuar turnet e punës gjatë fundjavës dhe pushimet e mëparshme. Shefi i saj i tha komisionit arsyen pse ajo mungonte, por pa asnjë dobi, tha ajo. “Më pas shkova në komision dhe disa ditë më vonë më njoftuan për shkarkimin përfundimtar. Pas 11 vitesh punë, kjo ishte arsyeja.”

Avokatët e disa prej të shkarkuarve nga puna e vunë në dyshim procedurën.

“Për mua, komisioni ishte i paligjshëm sepse nuk kishte autorizim se si ishte ngritur, kush e legjitimoi, kush ishin personat e emëruar”, tha Margarita Kola, juriste dhe ish-eksperte ligjore në radio RTSH.

“Kushdo që drejton televizionin publik dhe kryen këto lloj shkarkimesh duhet të japë llogari para taksapaguesve shqiptarë, sepse këta njerëz do të shkojnë në gjykatë dhe shumica e tyre do të fitojnë”, tha Kola për BIRN. “Dhe një njeri që shkon në një institucion dhe abuzon me paratë e shqiptarëve, e ka të paktën detyrim të shpjegohet.”

Avokati Besnik Dervishaj përmendi “shkelje shumë të rënda” të Kodit të Punës, duke përfshirë mungesën e shpjegimit, mosrespektimin e afateve kohore të njoftimit dhe mospërdorimin e masave disiplinore përpara se të kalohej të pushimi nga puna.

Dervishaj tha për BIRN se nëse rastet e tjera janë si dy rastet që ai kishte shqyrtuar, “jemi përballë një vepre penale të shpërdorimit të detyrës me pasoja të shumëfishta dhe në shumë episode kriminale”.

“Marrja” e RTSH-s nga Partia Socialiste

Një punonjës i tretë, një kameraman, tha se edhe ai e kishte humbur vendin e punës për shkak të mungesës kur, në fakt, po filmonte jashtë. Ai tha se supervizori i tij kishte folur në favor të rij në seancën e komisionit, por se edhe ai ishte shkarkuar nga puna.

Në një rast, dokumentet zyrtare të para nga BIRN thonë se punonjësi me dashje “shmangte detyrat që i ishin ngarkuar”, “duke i shkaktuar dëm ekonomik institucionit”.

Një tjetër, duke cituar kontrollet e kryera, ka vendosur se punonjësi nuk ka respektuar “detyrimet” dhe “përgjegjësitë” sipas kontratës së tyre me RTSH-në.

Të gjithë ish-punonjësit e kontaktuar nga BIRN thanë se kishin në plan të ngrinin padi për largim të padrejtë nga puna.

RTSH dhe drejtori i saj, Peza, nuk iu përgjigjën kërkesave për koment.

Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Evropiane të Gazetarëve, EFJ, Ricardo Gutierrez, i tha BIRN se “marrja” e RTSH-s nga Partia Socialiste ishte një “skandal serioz”.

“Televizioni publik duhet t’i përkasë të gjithë qytetarëve shqiptarë”, tha ai. “Por ajo që ne po shohim qartë këtu është kapja e televizionit publik për ta vënë atë në shërbim të interesave vetëm të partisë në pushtet.”

Gutierrez i bëri thirrje Bashkimit Evropian të Transmetuesve, EBU, “të vërë në pikëpyetje përkatësinë e RTSH-së, e cila nuk ofron më garancitë e nevojshme të pavarësisë”.

Emërimi i Pezës pasoi atë të Armela Krasniqit, ish-zëdhënëses së Partisë Socialiste, si kryetare e Autoritetit të Mediave Audiovizive në vitin 2021.

Shqipëria ra me 20 vende në indeksin e lirisë së shtypit të përpiluar nga Reporterët pa Kufij në vitin 2022, duke rënë nga vendi 83 në vendin e 103-të.

Në raportin e tij më të fundit mbi progresin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE, Komisioni Evropian tha se “asnjë progres” nuk ishte bërë përsa i përket lirisë së medias. /Reporter.al

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Shkodër, 1200 mijë qytetarë të vaksinuar në tri ditët e para të fushatës

Shkodër, 1200 mijë qytetarë të vaksinuar në tri ditët e para të fushatës

27 September, 2025
Ushtrimet që duhet të bëni për të qenë në formë deri në 100 vjeç

Ushtrimet që duhet të bëni për të qenë në formë deri në 100 vjeç

27 September, 2025
Dy persona humbin jetën gjatë një përpjekjeje për të kaluar Kanalin Anglez

Dy persona humbin jetën gjatë një përpjekjeje për të kaluar Kanalin Anglez

27 September, 2025
Oxford u ofron studentëve dhe stafit akses në platformën ChatGPT

Oxford u ofron studentëve dhe stafit akses në platformën ChatGPT

27 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result