ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Kur dëshira për më shumë fëmijë përplaset me realitetin ekonomik 9 minutes ago
BE-ja miraton huanë prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën, pa përdorur asetet ruse 19 minutes ago
Qeveria synon centralizimin e menaxhimit të ndërtimeve pa leje, të konfiskuara 26 minutes ago
Vila “No. Red” ose oborri i arkitektëve të qeverisë 29 minutes ago
PS kërkon përjashtimin e 29 deputetëve të PD/ Debate tek ‘Etika’, shtyhet mbledhja të martën 31 minutes ago
Next
Prev
Home Albania

BIRN: Kapja e AKSHI nga interesa kriminale rrezikon sigurinë kombëtare

albnews by albnews
19 December, 2025
in Albania
0
BIRN: Kapja e AKSHI nga interesa kriminale rrezikon sigurinë kombëtare
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Prokuroria e Posaçme njoftoi të martën për goditjen e një grupi të dyshuar kriminal në krye të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, AKSHI, duke vendosur 8 persona nën akuzë për një seri veprash penale, mes të cilëve edhe drejtoreshën e kësaj Agjencie, Mirlinda Karçanaj.

Sipas hetimit, Ergys Agasi, një personazh kontrovers dhe biznesmeni Ermal Beqiraj krijuan një grup të strukturuar kriminal për manipulimin e tenderave të AKSHI-it, duke përdorur dhunë dhe pengmarrje. Ndërsa Agasi dhe Beqiraj I shpëtuan arrestimit, janë nën masën arrest shtëpie si pjesë e këtij grupi kriminal dy krerët e kësaj agjencie, drejtoresha Mirlinda Karçanaj dhe zv.drejtoresha Hava Delibashi.

RelatedPosts

Qeveria synon centralizimin e menaxhimit të ndërtimeve pa leje, të konfiskuara

Vila “No. Red” ose oborri i arkitektëve të qeverisë

Protestuesit e Partisë Mundësia para Kuvendit, për Ballukun

Ngjarja ka ngritur shqetësime për cënim të Sigurisë Kombëtare, pasi kjo agjenci është një prej institucioneve më sensitive në vend.

AKSHI menaxhon thuajse të gjithë sistemin e qeverisjes digjitale përmes E-Albania, përfshi dhe të ashtuquajtën ministrja “Diella” e krijuar me Inteligjencë Artificiale. AKSHI menaxhon sisteme dhe të dhëna që konsiderohen pjesë e infrastrukturës kritike kombëtare, çka e bën funksionimin e këtij institucioni një provë lakmusi për stabilitetin dhe besueshmërinë e administratës publike. Në këtë aspekt, ndikimi I punës së agjencisë nga një grup kriminal ka ngritur shqetësime mbi kufirin mes korrupsionit administrativ dhe cenimit të Sigurisë Kombëtare.

Sipas ekspertëve të sigurisë, kur një institucion që administron infrastrukturë digjitale kritike kapet nga interesa kriminale, shteti humbet kontrollin mbi informacionin që garanton funksionimin, vendimmarrjen dhe sigurinë e tij.

“AKSHI është një institucion që menaxhon infrastrukturën digjitale kritike të vendit dhe, për këtë arsye, çdo devijim serioz në mënyrën se si funksionon ai përbën rrezik për sigurinë kombëtare,” tha Arjan Dyrmishi, drejtor ekzekutiv i Qendrës për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes.

“Fakti që drejtues të kësaj agjencie dyshohen se kanë bashkëpunuar me një grup të strukturuar kriminal, duke manipuluar procedura prokurimi dhe duke përdorur dhunë për të ndikuar rezultatet, tregon që është vënë në rrezik jo vetëm integriteti i tenderëve, por vetë integriteti dhe sovraniteti digjital i shtetit,” theksoi ai.

Rreziku merr një dimension edhe më konkret në këndvështrimin e ish-kreut të Forcës Detare, Artur Meçollari, i cili thotë se të dhënat kritike që përpunon AKSHI mund të jenë sot në duart e kompanive që kanë mirëmbajtur sistemet duke fituar tenderat, të cilët, nga hetimi, dalin se janë diktuar nga një grupi kriminal.

“Një nga filtrat, i cili pengon rënien në dorë të këtyre të dhënave të grupeve kriminale është besueshmëria e kompanive kontraktore që garanton AKSHI,” tha Meçollari për BIRN, duke shtuar se “nëse këto kompani, të cilat janë nën akuzë nga Prokuroria si grup i strukturuar kriminal, kanë qenë të pajisur me çertifikatë sigurie nga DSIK, çështja është edhe më e rëndë, pasi vë në diskutim të gjithë sistemin e sigurisë kombëtare”.

AKSHI konsiderohet infrastrukturë kritike kombëtare për shkak të informacionit që zotëron dhe përpunon dhe kjo është arsyeja, sipas Meçollarit, që një pjesë e procedurave tenderuese janë klasifikuar si sekrete.

“Zotërimi nga grupet kriminale i këtyre të dhënave krijon mundësi për tregtimin e tyre në tregun e zi për qëllime përfitimi dhe që mund të bien në duart e  grupeve kriminale ndërkombëtare ose shteteve jo dashamirëse apo armike të Shqipërisë,” paralajmëroi më tej ai.

Ekspertët besojnë se korrupsioni në tenderat publikë në një agjenci të tillë shtetërore është një indicie e drejtpërdrejtë për cënimin e sigurisë kombëtare, një akt që ka treguar se institucionet përgjegjëse për mbrojtjen e saj nuk kanë reaguar në kohë ose janë kompromentuar.

Sipas Dyrmishit, rasti ekspozon dobësi serioze strukturore brenda AKSHI-t; një dështim të thellë të kontrollit dhe mbikëqyrjes; mungesë kontrolli efektiv mbi drejtuesit dhe mekanizma të brishtë dhe lehtësisht të manipulueshëm të prokurimeve publike. Përdorimi i dhunës “ për t’u mbyllur gojën atyre që dalin kundër”, e bën sipas Dyrmishit edhe më të rrezikshme situatën.

“Në një institucion të tillë që menaxhon sisteme kritike, kjo klimë frike e bën sigurinë operacionale jo funksionale, pasiqë vendimet merren për të garantuar funksionimin e skemës kriminale, jo për të mbrojtur shërbimet dhe të dhënat shtetërore,” tha Dyrmishi.

Rezultatet e hetimeve të deritanishme, sipas Dyrmishit, tregojnë se depërtimi i krimit të organizuar në drejtimin e institucionit  ka sjellë pasoja që nuk janë vetëm ligjore apo morale,  por kanë prekur drejtpërdrejt funksionimin e shtetit, besimin e qytetarëve dhe sigurinë kombëtare në kuptimin e saj modern: garantimin e sovranitetit, mirëqenien dhe stabilitetin e vendit.

Për ish-drejtuesin e Forcave Detare, Meçollari, rasti ngre gjithashtu pikëpyetje për funksionimin e institucioneve të tjera, kur sipas tij,  fakti që hetimi është iniciuar dhe çuar përpara nga SPAK “tregon se hallka të tjera të sistemit të sigurisë kombëtare nuk kanë funksionuar siç duhet, si SHISH, DSIK, Policia Kriminale, etj”.

“Pasiviteti i shtetit në çështje të tilla sensitive për të dhënat personale të qytetarëve, të dhënat e biznesit dhe sigurisë kombëtare, ka inkurajuar shkelësit e ligjit të jenë të pacënueshëm dhe të veprojnë lirshëm në bashkëpunim me elementët e korruptuar brenda sistemit. SPAK-u e bëri detyrën dhe shumë mirë,” shtoi më tej Meçollari.

Hetimet për tenderat e AKSHI-it duket se do të testojnë kufijtë mes përgjegjësisë penale, dështimeve institucionale dhe debatit politik mbi mekanizmat shtetërorë që duhet të garantojnë të dhënat jetike të qytetarëve dhe ato shtetërore.

Mazhoranca është mjaftuar me përshëndetjen e aksionit të SPAK pa marrë përgjegjësi dhe akte llogaridhënie. “Unë gëzohem sa herë që SPAK-u realizon operacione,” deklaroi të enjten për mediat kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Por për opozitën, ngjarja nuk mund të kalojë si një aksion rutinë i Prokurorisë, por duhet të shërbejë për një llogaridhënie dhe nxjerrje të përgjegjësive për institucionet shtetërore që duhet të garantojnë sigurinë e vendit.

“Siguria kombëtare ka rënë, jo thjesht kompromentuar,” tha Erald Kapri, anëtar i komisionit parlamentar për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen si përfaqësues i Partisë Mundësia

Ai sugjeron që deputetët e opozitës në këtë komision të kërkojnë seancë dëgjimore urgjente me Shërbimin Informativ Shtetëror, Ministren e Brendshme, ndërsa konsideron të nevojshme thirrjen e Këshillit për Sigurinë Kombëtare si dhe pezullimin e çdo veprimtarie nga personat nën akuzë.

“Ende ka procedura të hapura tenderimi nga AKSHI, çka flet qartë për kaosin qeveritar dhe drejtuesit e akuzuar janë ende në detyrë,” i tha Kapri BIRN, duke shtuar se ai deputet do të këmbëngulë në ndërhyrjen e partnerëve ndërkombëtarë, NATO dhe BE.

“Që të marrim garanci nga partnerët, pasi qeveria e ka humbur besueshmërinë,” thekon ai.

Edhe Klevis Balliu, deputet I Partisë Demokratike dhe anëtar i komisionit parlamentar që merret me çështje të sigurisë kombëtare, e quan rastin  si alarmant dhe “cënim të rëndë të sigurisë kombëtare”.

“Kur një institucion kaq kritik shndërrohet në mjet shërbimi për kartele kriminalë dhe interesa familjare të pushtetit, atëherë rrezikohen drejtpërdrejt siguria shtetërore, ekonomike dhe personale e qytetarëve,” tha Balliu për BIRN, duke shtuar se “përballë kësaj situate, opozita do të veprojë me të gjitha mjetet kushtetuese dhe parlamentare për të rikthyer ligjshmërinë dhe përgjegjësinë”./ BIRN

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Kur dëshira për më shumë fëmijë përplaset me realitetin ekonomik

Kur dëshira për më shumë fëmijë përplaset me realitetin ekonomik

19 December, 2025
BE-ja miraton huanë prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën, pa përdorur asetet ruse

BE-ja miraton huanë prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën, pa përdorur asetet ruse

19 December, 2025
Qeveria synon centralizimin e menaxhimit të ndërtimeve pa leje, të konfiskuara

Qeveria synon centralizimin e menaxhimit të ndërtimeve pa leje, të konfiskuara

19 December, 2025
Vila “No. Red” ose oborri i arkitektëve të qeverisë

Vila “No. Red” ose oborri i arkitektëve të qeverisë

19 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result