ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Policia reagon lidhur me zjarrin në një park autobusësh pranë Durrësit Durrës  3 hours ago
“Sirena alarmi nga Uashingtoni për Ramën”, Berisha: Kishim armike Ina Ramën, por nuk vepruam si PS me Ballukun 6 hours ago
Armando Broja titullar, Burnley barazon ndaj ish-skuadrës së sulmuesit kuqezi 6 hours ago
Viti 2025 rekord në vjedhjet e kriptomonedhave – Hakerët grabitën 2.7 miliardë dollar 6 hours ago
Rrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër 9 hours ago
Next
Prev
Home Albania

BIRN: Media botërore po zien për skandalin McGonigal, Peleshi e quan qesharake

albnews by albnews
31 January, 2023
in Albania
0
BIRN: Media botërore po zien për skandalin McGonigal, Peleshi e quan qesharake
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Akuzat ndaj agjentit të FBI, Charles McGonigal, kanë marrë vëmendjen e mediave ndërkombëtare dhe atyre vendase, por ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi u përpoq t’i zhvlerësonte ato me fjalë si ‘qesharake’ apo ‘stuhi në gotë’.

Nga Blerina Gjoka-BIRN

RelatedPosts

“Sirena alarmi nga Uashingtoni për Ramën”, Berisha: Kishim armike Ina Ramën, por nuk vepruam si PS me Ballukun

Rrëfimi i trishtë/ Kur Servet Pëllumbi vizitoi në spital Kadri Roshin dhe aktori i kërkoi ndihmë: Më gjej ca para se kam gruan pa bukë, pa unë do vdes

Shqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi u përball të martën në Komisionin e Sigurisë në Kuvend me pyetje të deputetëve të opozitës për çëshjen ‘McGonigal’, ku një ish-zyrtar i lartë i FBI akuzohet për përfitime, udhëtime dhe takime të padeklaruara në Shqipëri, përfshi edhe ato me kryeministrin Edi Rama.

Peleshi përdori terma si ‘stuhi në gotë’ dhe ‘qesharake’ duke komentuar skandalin që ka zënë titujt e mediave botërore dhe akuzat e ngritura ndaj Charles McGonigal.

I pyetur nga deputeti Ervin Salianji nëse zyrtarët amerikanë i kishin kërkuar ‘garanci për stabilitet të vendit  në rast se binte Rama’, ministri iu përgjigj se institucionet ku ai pati takime në SHBA ‘janë shumë serioze’ dhe ‘nuk konsumojnë politikë kaq bajate’.

 ‘Ato që këtu ne i ngremë si stuhi në gotë dhe flluska sapuni ju siguroj që përtej oqeanit dukeshin qesharake,’ tha Peleshi, duke iu referuar vizitës së tij në SHBA pak ditë më parë ku u prit dhe në Pentagon nga Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd J. Austin III.

Sipas tij vizita ishte e lidhur me forcimin e bashkëpunimit ndaj sulmeve kibernetike.

 ‘Me stuhi në gotë dhe kështjella rëre nuk kishim kohë të bisedonim,’ u tha më tej Peleshi deputetëve, duke shtuar se çështja McGonigal nuk iu ngrit as si pyetje në intervistat që dha në media.

Salianji i quajti deklaratat e ministrit pa lidhje me realitetin, duke iu referuar mediave botërore që  i kishin kushtuar vëmendje skandalit. Peleshi u kërkoi deputetëve të opozitës që të mos spekulonin.

 ‘Dikush akuzohet në Amerikë për mosdeklarim të takimeve apo të të ardhurave, ju këtu e quani korrupsion për një person që nuk është fare në akt-akuzë,’ tha ai.

Pyetjes së deputetit Ferdinand Xhaferri nëse ishte takuar me ish-zyrtarin e FBI gjatë vizitave të tij në Shqipëri, Peleshi iu përgjigj me ‘jo’, por shtoi se nuk do të ishte mëkat nëse do e kishte takuar.

Kryetari i komisionit Nasip Naço u përpoq disa herë të ndalonte kanalizimin e debatit për çështjen ‘McGonigal’ duke kërkuar që mbledhja t’i përmbahej rendit të ditës, por opozita këmbënguli që kjo ishte çështje që kishte lidhje me sigurinë kombëtare.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Policia reagon lidhur me zjarrin në një park autobusësh pranë Durrësit Durrës 

27 December, 2025
“Sirena alarmi nga Uashingtoni për Ramën”, Berisha: Kishim armike Ina Ramën, por nuk vepruam si PS me Ballukun

“Sirena alarmi nga Uashingtoni për Ramën”, Berisha: Kishim armike Ina Ramën, por nuk vepruam si PS me Ballukun

27 December, 2025
Armando Broja titullar, Burnley barazon ndaj ish-skuadrës së sulmuesit kuqezi

Armando Broja titullar, Burnley barazon ndaj ish-skuadrës së sulmuesit kuqezi

27 December, 2025
Viti 2025 rekord në vjedhjet e kriptomonedhave – Hakerët grabitën 2.7 miliardë dollar

Viti 2025 rekord në vjedhjet e kriptomonedhave – Hakerët grabitën 2.7 miliardë dollar

27 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result