• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Friday, May 16, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Rajoni
BIRN: Në Ballkan TikTok-u përdoret për t’i “turpëruar si të përdala” gratë dhe vajzat

BIRN: Në Ballkan TikTok-u përdoret për t’i “turpëruar si të përdala” gratë dhe vajzat

by albnews
6 March, 2024
in Rajoni
0
30
VIEWS

Shtatë vjet më parë, kur ishte 13 vjeçe, Nora bëri një foto të saj në pasqyrë, e veshur me pantallona të shkurtra sportive pas stërvitjes së basketbollit dhe e ndau foton me miqtë e saj në rrjetin social Snapchat. Pastaj, një djalë nga një klasë tjetër në shkollën e saj në Kosovë e rishpërndau foton – pa pëlqimin e saj – dhe pikërisht këtu filloi abuzimi.

E sulmuar nga vajzat më të mëdha në moshë dhe e seksualizuar nga djemtë, ‘turpërimi si e përdalë’ (slutshaming) u përhap nga një platformë e mediave sociale në tjetrën.

“Turpërimi dhe shënjestrimi ishin një barrë e rëndë, veçanërisht për një fëmijë 13,14 vjeç,” Nora [emër i sajuar] tha për BIRN.

Nora pranoi të fliste pasi iu përgjigj një pyetësori në internet të publikuar nga BIRN në lidhje me slutshaming (turpërimin) – një fenomen i përcaktuar nga Instituti Evropian për Barazinë Gjinore, EIGE, si “stigmatizimi i grave dhe vajzave bazuar në pamjen e tyre, disponueshmërinë seksuale dhe sjelljen seksuale aktuale ose të perceptuar”.

Teksa pinte çaj menteje në një pasdite të ftohtë dhjetori në Prishtinë, Nora tregoi se ngacmimet kishin rifilluar, këtë herë në TikTok. Një llogari e veçantë me mbi 3,300 ndjekës dhe 96,000 pëlqime i kishte marrë fotot e saj dhe të dashurit të saj nga profilet e tyre në rrjetet sociale dhe i kishte ripostuar të njëjtat si video-shfaqje të shoqëruara me komente përçmuese.

Deri në muajin shkurt, llogaria në fjalë kishte 142 video, duke mbledhur mbi tetë milionë shikime, shumë prej të cilave targetonin vajzat dhe gratë nga Kosova, duke përfshirë Norën dhe shoqet e saj.

Nëpërmjet analizës së përmbajtjes në TikTok dhe intervistave me ekspertë, BIRN ka zbuluar se TikTok-u po përdoret në të gjithë Ballkanin si një platformë për turpërimin/përçmimin e grave dhe vajzave të përfshira në aktivitete të përditshme, të tilla si bërja e fotografive, videove, ose kërcimi.

Në vetëm disa javë, BIRN zbuloi 427 video me përmbajtje ‘turpëruese’ të ngarkuara midis shtatorit 2020 dhe nëntorit 2023 që targetonin vajza dhe gra. Këto video janë shpërndarë nëpër Kosovë, Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut, Serbi dhe Slloveni. Së bashku, ato kanë mbi 30 milionë shikime, secila duke tërhequr komente të shumta abuzive, duke filluar nga dhjetëra në qindra sosh.

Asnjë nga tetë vendet e analizuara nuk ka ligje specifike që e trajtojnë bullizimin kibernetik si një vepër penale të veçantë. Rrjedhimisht, incidentet e slutshaming duhet të trajtohen sipas kodeve ekzistuese penale, si ato që kanë të bëjnë me gjuhën e urrejtjes me bazë gjinore, përndjekjen ose shpërndarjen e paautorizuar të fotografive të dikujt tjetër.

Në fund të tetorit, komiteti i Parlamentit Evropian për të drejtat e grave dhe barazinë gjinore avokoi për përfshirjen e këtij fenomeni në legjislacionin që e trajton gjuhën e urrejtjes dhe krimet e urrejtjes. Në mesin e tetë vendeve të analizuara në këtë raport, vetëm Kroacia dhe Sllovenia janë anëtare të Bashkimit Evropian.

Altin Hazizaj, drejtor ekzekutiv i Qendrës për të Drejtat e Fëmijëve në Shqipëri (CRCA), një OJQ e dedikuar për ta luftuar dhunën kibernetike ndaj të miturve, i tha BIRN se rasti i parë i raportuar i turpërimit si e përdalë (slutshaming) në platformën, ‘I Sigurt’ kishte ndodhur në YouTube në vitin 2016. Megjithatë, TikTok që atëherë është bërë platforma mbizotëruese për incidente të tilla.

Sipas Hazizaj, “Sa më e popullarizuar të jetë platforma, aq më shumë do të ketë raste të ‘slutshaming’ dhe dhunës seksuale në internet ndaj fëmijëve”. Ai vuri në dukje se shpeshherë, autori njihet me viktimën dhe qëllimi është që të vendosë kontroll mbi to.

Pavarësisht përpjekjeve për të kontaktuar, TikTok nuk iu përgjigj kërkesave për koment.

Kur aktivitetet e përditshme tërheqin abuzimin

Materiali i identifikuar nga BIRN përmban fotografi ose video që paraqesin gra dhe vajza që bëjnë aktivitete të zakonshme, të përditshme, qoftë në internet ose personalisht, si vallëzimi, këndimi, shoqërimi ose përcjellja e tendencave të mediave sociale.

Në shumë raste, këta individë i janë nënshtruar poshtërimit dhe gjuhës përçmuese nga përdorues të tjerë që postuan komente.

Një nga videot e analizuara nga BIRN shfaqte Norën dhe shoqet e saj duke marrë pjesë në një trend të TikTok. Kjo video është rishpërndarë pa lejen e tyre dhe është shoqëruar me ofendime të personalizuara drejtuar çdo vajzeje në video. Gjuha fyese vazhdoi në komentet e mëpasshme.

“Sa herë e raportojmë, llogaria nuk mbyllet”, shprehet Nora. “Ishte ndryshe me Instagramin sepse zakonisht, ne mund t’i mbyllnim llogaritë pasi disa njerëz i raportonin ato.”

Në anën tjetër të kufirit në Shqipëri, një grua me mbi 1,000 ndjekës dhe 75,000 shikime në TikTok i targeton vazhdimisht punonjëset e sektorit publik, duke pretenduar se ato përdorin seksin për ta çuar përpara karrierën e tyre.

BIRN identifikoi gjashtë video që shfaqnin gra të paidentifikuara duke vallëzuar në klube nate.

Linjë e hollë midis virtualitetit dhe realiteti

Ekspertët dhe viktimat pohojnë se ‘slutshaming’ mund të shkaktojë dëme të rënda në shëndetin mendor ndaj të targetuarave.

Më 12 shkurt të këtij viti, policia shqiptare njoftoi arrestimin e një 39-vjeçari, pasi dyshohet se ka “shkaktuar vetëvrasjen” e një 27-vjeçareje.

Sipas deklaratës së policisë, “ky individ dyshohet se ka shpërndarë një foto intime (në TikTok) të gruas 27-vjeçare, e cila më pas u hodh nga një tarracë e katit të 4-të, për shkak të këtij incidenti” dyshohet të ketë humbur jetën nga plagët e marra. ”

Pas kësaj, mediat lokale ripublikuan foton, duke shkaktuar reagime nga organizatat për të drejtat e grave.

Vetëm një muaj më parë, një tjetër grua në Shqipëri, 41-vjeçarja Bedrie Loka, ndërroi jetë tragjikisht pasi kishte pirë një lëndë helmuese.

Fillimisht, vetëvrasja e saj u ndërlidh me përmbajtje përçmuese në TikTok drejtuar Bedrie Lokës përmes një llogarie të zbuluar më vonë nga media që ishte krijuar nga kushërira e saj.

Mirëpo, disa ditë më vonë, bashkëshorti i Lokës, Xhemali, u arrestua nën dyshimin se “ka shkaktuar vetëvrasje”. Mediat vendase transmetuan video, të regjistruara nga fëmijët e tyre, ku Xhemali e keqtrajtonte gruan e tij; raportet përfshinin deklarata nga fëmijët që tregonin se babai i tyre kishte bërë kërcënime të shpeshta kundër saj.

Bind Skeja, drejtor ekzekutiv i Qendrës për Informim dhe Përmirësim Social me seli në Kosovë, e cila i trajton shqetësimet e shëndetit mendor, thotë se ndikimi i ‘slutshaming’ ose i formave të tjera të dhunës me bazë gjinore në shëndetin mendor mbetet i njëjtë, pavarësisht nëse ajo ndodh online apo offline.

“Individët që mendojnë për vetëvrasje zakonisht e gjejnë veten në situata ku nuk e perceptojnë asnjë shpëtim,” shpjegon Skeja dhe shton se barra e gjetjes së zgjidhjes shpesh bie mbi viktimën, ndërsa duhet të jetë përgjegjësi e shoqërisë dhe profesionistëve të shëndetit mendor.

“Ne duhet të marrim masa proaktive kundër autorëve; puna e shëndetit mendor duhet të punojë drejtpërdrejt heqjen e faktorëve të rrezikut.”

Një i anketuar në pyetësorin e BIRN, një individ jobinar (i papërcaktuar në aspektin gjinor) nga Maqedonia e Veriut, zbuloi se turpërimi konstant kishte çuar në “depresion, ankth, një rreth vicioz të marrëdhënieve të pashëndetshme romantike dhe trauma”.

“Isha në shënjestër në rrjetet sociale me foto të konsideruara ‘provokuese’, të cilat u shpërndanë gjerësisht, duke përfshirë edhe mediat online, veçanërisht kur isha i përfshirë në një lëvizje studentore në vendin tim në atë kohë”.

Nora, e cila u vu në shënjestër për herë të parë kur ishte 13 vjeçe, thotë se familja e saj e mbështeti atë, mirëpo familjet e shoqeve të saj, shpesh, nuk kishin një qasje të njëjtë.

“Shumë vajza që njoh, që kur familjet e tyre morën vesh për turpërimin, kanë qenë nën kontroll të fortë prindëror dhe shëndeti i tyre mendor është përkeqësuar,” thotë ajo.

Kufizimet ligjore

Në asnjë nga tetë vendet e mbuluara nga ky artikull, ‘slutshaming’ ose bullizimi kibernetik nuk klasifikohet si një vepër penale e veçantë, por ato mund të trajtohen sipas legjislacionit ekzistues që ka të bëjë me vepra të tjera.

Megjithatë, autoritetet shpesh marrin masa vetëm atëherë kur bëhet tepër vonë.

Më 19 shkurt, Ministri i Brendshëm i Shqipërisë Taulant Balla u takua me Drejtorin e Politikave Publike dhe Marrëdhënieve me Qeverinë për Evropën Qendrore dhe Lindore të TikTok, Jakub Olek, për të kërkuar një pikë kontakti të caktuar për policinë shqiptare dhe rritjen e monitorimit të përmbajtjes në gjuhën shqipe.

Pas vetëvrasjes tragjike të Lokës, ministri shqiptar i Drejtësisë Ulsi Manja përdori Facebook-un për ta nxitur shoqërinë shqiptare që t’i përgjigjet bullizimit kibernetik, duke thënë: “Duke filluar nga fëmijët dhe familjet tona, ne nuk duhet të presim një viktimë tjetër si Bedrie Loka; si komb, duhet t’i rishikojmë ligjet.”

Hazizaj vuri në dukje se ligjet mund të rregullohen “lehtësisht”. Megjithatë, në shumë raste, “institucionet nuk mund të mbrojnë për shkak të kufizimeve në burimet njerëzore, gjë që zvogëlon më tej besimin tek institucionet”.

Nora shton për BIRN se në situatën e saj, të paktën gjashtë persona kishin tentuar t’i raportonin postimet abuzive në policinë e Kosovës. Megjithatë, përgjigja mbeti e njëjtë: “Adresat IP të pronarëve të llogarisë nuk mund të gjurmohen pa kontakt të drejtpërdrejtë me llogarinë.”

Gjuha e urrejtjes që e targeton gjininë ose orientimin seksual trajtohet në kodet penale të Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës. Kodi penal i Shqipërisë trajton vetëm gjuhën e urrejtjes bazuar në orientimin seksual. Në Mal të Zi, kodi penal e pranon gjuhën e urrejtjes që e targeton gjininë ose orientimin seksual vetëm si faktorë “rëndues”.

Në Maqedoninë e Veriut, Nikola Prokopenko, këshilltar shtetëror në ministrinë e drejtësisë, deklaroi se parlamenti e kishte rishikuar Kodin Penal në shkurt të vitit 2023 për ta kriminalizuar ‘bullizmin kibernetik dhe dhunën me bazë gjinore’ nën vepra të tilla si ‘Rrezikimi i sigurisë’, ‘Përndjekja’, ‘ Ngacmime seksuale”, “Shkaktimi i urrejtjes, mosmarrëveshjes dhe intolerancës kombëtare, racore ose fetare” dhe “Përhapja e materialeve raciste dhe ksenofobike duke e përdorur sistemin kompjuterik”.

Petra Cop, zyrtare e marrëdhënieve me publikun në ministrinë sllovene të drejtësisë, thotë për BIRN se “ngacmimi kibernetik përkufizohet në Kodin Penal si vepër penale e përndjekjes”.

Rolanda Stafa, koordinatore për të drejtat e informacionit në Ministrinë e Drejtësisë së Shqipërisë, thotë për BIRN se “legjislacioni penal nuk e trajton në mënyrë eksplicite bullizmin kibernetik si një vepër penale” dhe gjithashtu “nuk klasifikon vepra penale specifike bazuar në gjini”. Megjithatë, veprat penale si “Fyerja”, “Shpifja”, “Ndërhyrja e padrejtë në jetën private”, dhe “Përndjekja” janë të dënueshme edhe në “rastet e postimeve në internet, komenteve apo çdo formë tjetër që mund të cenojë dinjitetin dhe moralin e individë të çdo gjinie”, shpjegon Stafa.

Mali i Zi dhe Serbia e kanë kriminalizuar gjithashtu ndjekjen përmes ‘mjeteve të tjera të komunikimit’. Kosova në mënyrë të ngjashme e trajton këtë çështje nën shkeljen penale të Ngacmimit.

Cop, që e përfaqëson ministrinë sllovene, përmendi se “disa aspekte të ngacmimit kibernetik gjithashtu mund të bien nën veprën penale të detyrimit dhe veprës penale të kërcënimit, në varësi të rrethanave specifike të secilit rast”. Për më tepër, “për sa i përket dhunës me bazë gjinore, vepra penale e nxitjes publike të urrejtjes, dhunës ose intolerancës … edhe nëse kryhet përmes publikimit në mediat masive ose në faqet e internetit … është relevante,” thotë Cop në një përgjigje me email për BIRN.

Ministria kroate e drejtësisë thotë për BIRN se ngacmimi kibernetik mbulohet nga vepra të ndryshme penale të përshkruara në Kodin Penal Kroat, duke përfshirë kërcënimin, sjelljen ndërhyrëse, fyerjen, shpifjen, cenimin e privatësisë së një fëmije, nxitjen publike të dhunës dhe urrejtjes. Nëse krimi kryhet nëpërmjet “shtypit, radios, televizionit, sistemit kompjuterik ose rrjetit, në një mbledhje publike, ose në një mënyrë tjetër të qassshme për një numër më të madh njerëzish”, autori përballet me dënim më të rëndë, siç thuhet në një përgjigje me email nga ministria.

Ministritë e drejtësisë të Bosnje dhe Hercegovinës, Malit të Zi, Kosovës dhe Serbisë nuk i janë përgjigjur kërkesave për koment. Të katër vendet e kanë kriminalizuar ‘Publikimin dhe prezantimin e paautorizuar të teksteve, portreteve dhe regjistrimeve të tjetrit’.

Përveç kësaj, Kroacia dhe Mali i Zi e kanë kriminalizuar ‘Përdorimin e Paautorizuar të të Dhënave Personale’.

Sipas ekspertit ligjor Aleksandar Jokiq, as ligji në nivel shtetëror dhe as ligjet në nivelin e dy entiteteve të Bosnje dhe Hercegovinës nuk e njohin bullizimin kibernetik si një term specifik. Megjithatë, Jokiq shpjegoi për BIRN se “kjo mund të trajtohet përmes krimeve të ndryshme të përshkruara në Kodet [Penale]”. Jokiq shton se “i takon prokurorit të vendosë nëse çdo rast i bullizimit kibernetik do të ndiqet penalisht apo jo. Jo çdo akt i bullizimit kibernetik mund të përbëjë vepër penale.” Entiteti Republika Srpska i Bosnjës e ka kriminalizuar ‘publikimin dhe shfaqjen e paautorizuar të shkrimeve, portreteve dhe regjistrimeve të njerëzve të tjerë’.

Fisnik Xhelili, përfaqësues i OJQ-së ‘Mollëkuqja’ në Maqedoninë e Veriut, u shpreh se institucionet shtetërore “nuk po ndërmarrin veprime të mjaftueshme sepse rregulloret në sferën dixhitale nuk janë të përcaktuara qartë në vendin tonë, madje edhe aty ku ekzistojnë rregulloret, ato nuk zbatohen në mënyrë adekuate”.

Viktimat e dhunës me bazë gjinore me të cilat OJQ-ja e tij është në kontakt thonë se policia u ka thënë atyre që “thjesht të shkonin në shtëpi”, thotë Xhelili për BIRN.

“Jam më e lënduar nga komentet dhe mbështetja për abuzuesin”

Situata e vështirë e Norës ka ndikuar edhe te motra e saj më të vogël, e cila është përballur me bullizim në shkollë për shkak të përmbajtjes së TikTok që e ka në shënjestër motrën e saj.

Llogaria abuzive mbetet aktive në internet, duke vazhduar të marrë mbështetje nga ndjekësit e saj.

“Ajo që më dhemb më shumë është kur shoh komente që përhapin thashetheme. Në vend që ta raportojnë llogarinë për t’u mbyllur, ata i japin municion për ta vazhduar edhe më shumë,” u shpreh ajo.

“Llogaria mori një fotografi të shoqes sime më të mirë nga rrjetet e saj sociale dhe e shpërndau atë së bashku me një foto të një djali, duke e lavdëruar atë djalin ndërkohë që shprehte ofendime të neveritshme ndaj saj. Njerëzit në komente e mbështesin atë postim, por ajo as që e njeh atë djalin.”

Besarta Breznica, zyrtare e programit të dhunës me bazë gjinore në OJQ-në Rrjeti i Grave të Kosovës, thotë se “gratë dhe individët jobinarë shpesh bëhen viktimë bazuar në veshjen ose sjelljen e tyre, duke e përjetësuar kulturën e përdhunimit dhe që rrjedhin nga një mendësi patriarkale”.

Në të vërtetë, Hazizaj nga Shqipëria tregon për BIRN se në shumë raste, ata zbuluan se autorët e turpërimit (slutshaming) ishin grupe djemsh që i ngacmonin seksualisht vajzat e bullizuara në jetën reale.

“Fillon me turpërimin si e përdalë si një pararendës për t’i arritur këto vajza fizikisht, shpesh duke shërbyer si një prelud i përdhunimit të mundshëm,” shpjegon ai.

Breznica thotë se, përveç mungesës së një kuadri ligjor, “viktimat luftojnë për ta diskutuar këtë formë të dhunës brenda familjes dhe përballen me sfida edhe më të mëdha në raportimin e saj tek autoritetet”.

Individët jobinarë që iu përgjigjën pyetësorit të BIRN-it zbuluan se nuk u kishin besuar prindërve, kujdestarëve ligjorë ose ndonjë anëtari tjetër të familjes.

“Kisha frikë se do të më fajësonin mua; nuk mendoja se do ta kuptonin,” thanë për BIRN.

Skeja vuri në dukje se ndërkohë që përmbajtja merr më shumë reagime dhe ndërveprime, viktimat shpesh përjetojnë frikë të shtuar se familja e tyre mund ta zbulojnë atë, duke rezultuar në ndjenjat e të qenit “të shtypura dhe nën presion” lidhur me pamjet për të cilat ata fillimisht i perceptuan si të lejueshme.

Sipas Hazizajt, në shumicën e rasteve kur abuzimi përbën vepër penale, viktimat janë shumë të frikësuar për t’iu drejtuar policisë.
“Babai im do të më vrasë,” ai tregon se thonë shumë prej tyre. Pa komunikim brenda familjes, viktima e mban e vetme barrën e bullizimit.

“Nuk është vetëm turpërim në internet, por edhe në familje, në punë e kështu me radhë,” thotë ai.

Nora thotë se ka frikë për të ardhmen.

“Ajo që më shqetëson më shumë në këtë pikë është se po ndodh vazhdimisht, aktualisht në një shkallë më të madhe”, tha ajo për BIRN. “Çfarë do të ndodhë kur unë të përpiqem të bëhem pjesë e forcës punëtore dhe ata ta shohin këtë përmbajtje vetëm me një kërkim të thjeshtë në internet?”

“Është sistematike, të njëjtat fjalë, i njëjti shënjestrim, i njëjti poshtërim në vazhdimësi”.

Previous Post

Gara presidenciale/ Haley njofton zyrtarisht tërheqjen nga fushata, përgëzon rivalin Trump: Shpresoj që ai të fitojë votat

Next Post

Banda shqiptare nisi me korrierë pako me drogë prej 119 mijë euro, arrestohet pritësi. Kush ështe ai

albnews

albnews

Related Posts

Vizita te Putin, deputetët Laburistë kërkojnë “ndëshkimin” e Vuçiçit nga Britania e Madhe
Rajoni

Vizita te Putin, deputetët Laburistë kërkojnë “ndëshkimin” e Vuçiçit nga Britania e Madhe

13 May, 2025
Socialdemokratë në Parlamentin Europian kërkojnë ndërprerjen e negociatave të anëtarësimit të Serbisë
Rajoni

Socialdemokratë në Parlamentin Europian kërkojnë ndërprerjen e negociatave të anëtarësimit të Serbisë

8 May, 2025
Kërkesa e studentëve në Serbi për zgjedhje të parakohshme, provë për pushtetin dhe opozitën
Rajoni

Kërkesa e studentëve në Serbi për zgjedhje të parakohshme, provë për pushtetin dhe opozitën

7 May, 2025
Next Post
Banda shqiptare nisi me korrierë pako me drogë prej 119 mijë euro, arrestohet pritësi. Kush ështe ai

Banda shqiptare nisi me korrierë pako me drogë prej 119 mijë euro, arrestohet pritësi. Kush ështe ai

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Dramë në ajër, avioni me 200 pasagjerë në bord mbetet 10 minuta pa pilot

Britania dhe Maqedonia e Veriut arrijnë marrëveshje për partneritet strategjik

16 May, 2025
Dramë në ajër, avioni me 200 pasagjerë në bord mbetet 10 minuta pa pilot

Zbulohen emrat e Sunny Hill 2025, Dua Lipa dhe yje të tjerë pushtojnë Prishtinën

16 May, 2025
Dramë në ajër, avioni me 200 pasagjerë në bord mbetet 10 minuta pa pilot

Dramë në ajër, avioni me 200 pasagjerë në bord mbetet 10 minuta pa pilot

16 May, 2025
Osmani takon Kaja Kallas: Kosova është gati për hapin e radhës drejt BE-së, dhe tani është koha që BE të veprojë me guxim

Osmani takon Kaja Kallas: Kosova është gati për hapin e radhës drejt BE-së, dhe tani është koha që BE të veprojë me guxim

16 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4708 shares
    Share 1883 Tweet 1177
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2397 shares
    Share 959 Tweet 599
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1869 shares
    Share 748 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1811 shares
    Share 724 Tweet 453
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM