ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
SHBA shpall ‘non grata’ dy ish-zyrtarë të Malit të Zi 55 minutes ago
Ellison tejkalon Musk si njeriu më i pasur në botë 57 minutes ago
Mbledhje urgjente e NATO-s, Neni 4 i Aleancës hyn në fuqi 1 hour ago
Arabia Saudite mbështet Katarin, Bin Selman kërkon veprim të përbashkët pas sulmit izraelit në Doha 1 hour ago
VanHorn: Shqipëria një aset jetik për NATO-n. SHBA mbështet bazën detare në Porto Romano 1 hour ago
Next
Prev
Home Albania

BIRN: Ngjitja dhe rënia e ish-drejtorit të Mirel Mërtirit nga Agjencia e Pasurive të Sekuestruara

albnews by albnews
12 February, 2024
in Albania
0
BIRN: Ngjitja dhe rënia e ish-drejtorit të Mirel Mërtirit nga Agjencia e Pasurive të Sekuestruara
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, AAPSK – e cila administron pronat e sekuestruara të korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri ndërroi dy drejtues brenda një ore të hënën.

Ministria e Brendshme komandoi fillimisht Ferdinand Tarazhin në detyrën e kryeadministratorit të AAPSK, por komandimi i tij u tërhoq mbrapsht pasi ish-deputeti i opozitës, Belind Këlliçi denoncoi marrëdhënien e tij të punës me kompaninë “Integrated Energy” që menaxhonte landfillin e Sharrës.

RelatedPosts

VanHorn: Shqipëria një aset jetik për NATO-n. SHBA mbështet bazën detare në Porto Romano

Polici kërcënoi forcat Shqiponja në postbllok në Shkodër: Do t’ju hapim barkun me plumba

Dorëhiqet kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha

“Në qershor të vitit 2023, ky personazh punësohet si Drejtor i Shërbimeve Operacionale në landfillin e Sharrës nga Integrated Energy BV SPV, si njeriu i besuar”, deklaroi Këlliçi për mediat, duke e akuzuar Tarazhin për lidhje me Mirel Mërtirin dhe gjendjen e tij në kushtet e konfliktit të interesit.

Kompania koncesionare “Integrated Energy” BV SPV e mandatuar nga qeveria shqiptare për ndërtimin e një inceneratori në Tiranë u sekuestrua në fund të korrikut 2023 dhe administrohet prej asaj kohe nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, SPAK, pronarët faktikë të “Integrated Energy” janë dy biznesmenët në arrati, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto, të cilët akuzohen për korrupsion dhe pastrim parash edhe me dy kompanitë e tjera të inceneratorëve në Elbasan dhe në Fier.

I pyetur nga BIRN për komandimin në krye të Agjencisë të Tarazhit, ministri i Brendshëm, Taulant Balla, la të kuptohej se urdhri i komandimit të tij kishte qenë në fuqi më pak se një orë dhe ishte ndryshuar për shkak të konfliktit të interesit në dukje.

Balla shtoi se kishte komanduar më pas në krye të Agjencisë Idriz Haxhiajn, i cili mbante detyrën e Drejtorit të Drejtorisë së Politikave dhe Strategjive të Rendit dhe Sigurisë Publike në Ministrinë e Brendshme.

Balla megjithatë këmbënguli se ai kishte firmosur vetëm komandimin e Haxhiajt.

“Vetëm këtë urdhër kam bërë unë”, tha ministri, ndërsa shtoi se pozicioni do i nënshtrohej një konkurrimi të hapur dhe drejtori i ri i përhershëm do të dilte nga ky konkurrim i hapur.

Tarazhi – gjithashtu një nëpunës karrierë në Ministri të Brendshme, pranoi për BIRN se kishte punuar vetëm një muaj për kompaninë “Integrated Energy” BV SPV para se ajo të vendosej në sekuestro nga SPAK.

Tarazhi mohoi që ai ishte të ishte punësuar nga Mërtiri.

“Nuk më ka emëruar Mërtiri, nuk e njoh Mërtirin. Më ka emëruar administratori holandez,” tha Tarazhi përmes një bisede telefonike.

Landfilli i Sharrës është pjesë e kontratës koncesionare mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë Integrated Energy B.V SPV dhe vendi ku depozitohen mbetjet urbane të zonës më të populluar të Shqipërisë – përfshirë bashkinë e Tiranës dhe atë të Durrësit.

Që prej nënshkrimit të kontratës me qeverinë, kompania “Integrated Energy” ka arkëtuar rreth 100 milionë euro nga depozitimi i mbetjeve urbane dhe i dherave, por inceneratori nuk u ndërtua asnjëherë.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

SHBA shpall ‘non grata’ dy ish-zyrtarë të Malit të Zi

SHBA shpall ‘non grata’ dy ish-zyrtarë të Malit të Zi

10 September, 2025
Ellison tejkalon Musk si njeriu më i pasur në botë

Ellison tejkalon Musk si njeriu më i pasur në botë

10 September, 2025
Mbledhje urgjente e NATO-s, Neni 4 i Aleancës hyn në fuqi

Mbledhje urgjente e NATO-s, Neni 4 i Aleancës hyn në fuqi

10 September, 2025
Arabia Saudite mbështet Katarin, Bin Selman kërkon veprim të përbashkët pas sulmit izraelit në Doha

Arabia Saudite mbështet Katarin, Bin Selman kërkon veprim të përbashkët pas sulmit izraelit në Doha

10 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result