ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Putin: Moska nuk e ka kundërshtuar kurrë anëtarësimin e Ukrainës në BE, për ne e papranueshme 7 hours ago
Gjykata e Kalifornisë bllokon vendosjen e trupave ushtarake në qytete: Trump ka shkelur ligjin 7 hours ago
Presidenti izraelit Isaac Herzog viziton Vatikanin për t’u takuar me Papa Leonin, zbardhen temat e diskutimit 7 hours ago
Gjykata Federale rrëzon tjetër vendim nga Trump- Ndalon dërgimin e Gardës Kombëtare në Los Anxhelos 7 hours ago
Negociatat për paqe-Erdogan: Putin dhe Zelensky nuk janë ende gati për t’u takuar mes tyre 7 hours ago
Next
Prev
Home Albania

BIRN: Rama shmang përgjegjësinë për milionat e zhdukura në Sharrë

albnews by albnews
14 December, 2023
in Albania, Shqiperia
0
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryeministri Edi Rama shmangu përgjegjësinë gjatë një konference për shtyp të enjten mbi gjetjet e SPAK se miliona euro para publike ishin tjetërsuar pa kryer asnjë punë në koncesionin e inceneratorit të Tiranës, duke kaluar në duart e dy biznesmenëve në arrati, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri.

“E para e punës njëherë, unë nuk jam llogaritar këtu. Jam kryeministër i Shqipërisë,” tha Rama, duke shprehur skepticizëm për shifrat, por duke e cilësuar këtë një çështje të drejtësisë.

RelatedPosts

Gjykata e Posaçme e Apelit cakton 8 shtatorin për shqyrtimin e ankimit të Ilir Metës për masën e sigurisë “arrest në burg”

Ndryshime në kabinetin qeveritar- Lirohen nga detyra tre zëvendësministra

Shpikjet teknologjike të Ramës që nuk arritën të përmirësojnë qeverisjen e Shqipërisë

Në përgjigje të pyetjes së BIRN, kryeministri këmbënguli se nuk donte të përfshihej në procesin penal të nisur.

“Ndërkohë që në këtë rast, s’është fare kjo pyetje për mua. Kjo është një çështje e një procesi që duhet të bëjë rrugën e vet dhe në fund ka një gjykatë që vendos. Në të treja shkallët e saj dhe vetëm në fund, atëherë ne mund të bëjmë diskutime të natyrës teorike se si ndodhi, çfarë ndodhi në aspektin e shifrave. Nuk dua të bëj asnjë koment lidhur me këtë se kam parë çudira që janë për të qeshur dhe për të qarë me këto kalkolatriçet folklorike,” tha ai.

Nga të dhënat të përfshira në vendimin e Gjykatës së Posaçme për masat e sigurisë për të ashtuquajturin incenerator i Tiranës, dy biznesmenët Mërtiri dhe Zoto janë në qendër të një skeme mashtrimi financiar, e realizuar në bashkëpunim me zyrtarë të lartë publikë nga Ministria e Mjedisit dhe Bashkia e Tiranës dhe Agjencia për Trajtimit të Koncesioneve, e cila i ka kushtuar taksapaguesve dhjetëra miliona euro – të paguara në formën e tarifës së depozitimit të mbetjeve nga bashkitë e qarkut Tiranë në Sharrë.

Prokuroria akuzon se nga shuma prej 6 miliardë lekësh [60 milionë euro] të paguara në formën e tarifës, rreth 40 milionë euro u transferuan për punë fiktive në një skemë mashtrimi financiar me përfitues të dënuarit për mashtrim Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto.

Njësoj kryeministri iu shmang pyetjeve nëse kishte firmosur kontrata me kompanitë e akuzuara tashmë për shpërdorim të miliona eurove, para se këto të ishin krijuar si kompani duke ia lënë përgjegjësinë “mekanizmit qeveritar”.

“Unë mbaj përgjegjësi për çdo firmë dhe çdo firmë e imja është fryt i një procesi dhe një mekanizmi dhe ai mekanizëm ka në përbërjen e vet përfaqësues nga institucione apo sfera të ndryshme që kanë kompetencat e tyre”, tha Rama.

“Shqipëria nuk është vetëm e imja, kështu që buzëqeshni pak edhe mos jetoni gjatë gjithë kohës me idenë e plehrave,” u tha Rama gazetarëve, pasi shpenzoi pjesën e parë të konferencës për të mburrur një projekt inovativ sipas tij të përkthimit të ligjeve të BE përmes Inteligjencës Artificiale.

Kontratat koncesionare për ndërtimin e inceneratorëve të Elbasanit, Fierit dhe Tiranës, me kosto deri në sekuestrimin e tyre prej 150 milionë eurosh, përbëjnë skandalin më të madh korruptiv në historinë e Shqipërisë moderne.

Pas proceseve me kontratat e Elbasanit dhe Fierit, SPAK vendosi 15 masa sigurie për zyrtarët publikë të disa institucioneve dhe dy biznesmenët në arrati, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri./ BIRN

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Putin: Moska nuk e ka kundërshtuar kurrë anëtarësimin e Ukrainës në BE, për ne e papranueshme

Putin: Moska nuk e ka kundërshtuar kurrë anëtarësimin e Ukrainës në BE, për ne e papranueshme

2 September, 2025
Gjykata e Kalifornisë bllokon vendosjen e trupave ushtarake në qytete: Trump ka shkelur ligjin

Gjykata e Kalifornisë bllokon vendosjen e trupave ushtarake në qytete: Trump ka shkelur ligjin

2 September, 2025
Presidenti izraelit Isaac Herzog viziton Vatikanin për t’u takuar me Papa Leonin, zbardhen temat e diskutimit

Presidenti izraelit Isaac Herzog viziton Vatikanin për t’u takuar me Papa Leonin, zbardhen temat e diskutimit

2 September, 2025
Gjykata Federale rrëzon tjetër vendim nga Trump- Ndalon dërgimin e Gardës Kombëtare në Los Anxhelos

Gjykata Federale rrëzon tjetër vendim nga Trump- Ndalon dërgimin e Gardës Kombëtare në Los Anxhelos

2 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result