ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Muzeu i Artit Islam do të hapë dyert brenda 2030”, Rama: Do të jetë një stacion kyç i historisë sonë si komb 3 hours ago
Britania e Madhe do ta njohë shtetin e Palestinës pas përfundimit të vizitës së Trump 3 hours ago
Zhduket byzylyku 3.000-vjeçar nga Muzeu i Kajros 4 hours ago
Vjedhen mostra të çmuara ari gjatë bastisjes në muzeun francez të historisë natyrore 4 hours ago
Franca përgatitet për një ditë grevash mes krizës politike 4 hours ago
Next
Prev
Home Albania

BIRN: Transformimi i qendrës historike në Durrës vjen me kosto të lartë për pronarët

albnews by albnews
18 September, 2025
in Albania
0
BIRN: Transformimi i qendrës historike në Durrës vjen me kosto të lartë për pronarët
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Bulevardi “Epidamn”, që lidh Bashkinë e Durrësit me hyrjen e portit, u ndërtua rreth një shekull më parë, pas tërmetit të rëndë të vitit 1926. Rruga ndërroi disa herë emër, por është ngulitur në memorien e banorëve të Durrësit si “Rruga Tregtare” për shkak të dyqaneve në të dy anët e saj.

Si pjesë e qendrës historike, bulevardi “Epidamn” do t’i nënshtrohet një projekti rijetëzimi  të njohur si TID Durrës, i cili po realizohet përmes një marrëveshje bashkëpunimi mes Fondit Shqiptaro- Amerikan të Zhvillimit, Ministrisë së Kulturës dhe Bashkisë së Durrësit.

RelatedPosts

“Tu bëftë pushka top vëlla”, Nuredin Dumani zbulon bisedën me kundërshtarin: Çdo 10 ditë do të vras një njeri

Rama i hap Diellës edhe Facebook, qytetarët vërshojnë me komente: Vëri drynin shtetit… na iku jeta me drejtësi

Dasma 500 mijë euro? Genar Topalli ”qetëson” Eva Muratin, tregon për shpenzimet 

Por projekti ka shkaktuar shqetësime, pasi parashikon të prekë dhjetra prona private dhe t’i shpronësojë ato me vlera poshtë çmimit të tregut.

Qeveria ka lëvruar një shumë të përgjithshme prej 315,5 milionë lekësh, të cilat do t’i shërbejnë shpronësimit të një grupi prej 74 familjesh. VKM e fundit përcakton se banesat ndodhen kryesisht në të dy anët e bulevardit “Epidamn”.

Elona Duma, e cila menaxhon bashkë me familjen një biznes të vogël suveniresh është e shqetësuar.

“Dyqanin tonë njëkatësh do ta prishin, se do të bëjnë një lulishte dhe bashkë me ne një farmaci që ndodhet pranë,” tha Duma për BIRN.

“Do ta ndjekim deri në fund, deri në Hagë,” thotë ajo në inat e sipër dhe më pas vetëkorigjohet: Në Strasburg do të shkojmë e do ta kërkojmë, se pse kjo është pronë dhe askush prej nesh nuk e dinte që ishim pjesë e prishjeve”.

Urbanisti Artan Kacani, i cili është njohur me projektin TID, i tha BIRN se në gjysmën e bulevardit është parashikuar ndërtimi i një rotonde të madhe me lulishte, ndërsa më thellë në lagje, ngritja e një superparkimi, kryesisht për automjetet për hotelet e zonës përreth.

Kacani kritikon pushtetin vendor, pasi sipas tij e ka hartuar shprehjen e interesit publik pas shpalljes së projektit TID dhe kuotave financiare të shpronësimeve.

Në bizneset e bulevardit, prishjet e ardhshme tashmë janë kthyer në kryefjalë.

Një grua që menaxhon një bar në fund të rrugës, i tha BIRN se i duhet të gjejë një banesë tjetër me qira, ngaqë ajo që ndodhet pranë biznesit do të prishet. Ndërkaq, një grua tjetër tha se do ta kishte të vështirë të priste turistë në kohën e prishjeve dhe ndërtimeve.

Përveç bulevardit, projekti TID parashikon ndërhyrje në arenën dhe galeritë e amfiteatrit, pranë Torrës Veneciane të saporestauruar si dhe muret bizantine.

“Deri tani nuk ka patur asnjë lëvizje konkrete,” i tha BIRN Ed Berdaku, një banor që pret zgjidhjen që do t’i japë drejtësia problematikës së tij.

“Edhe pse mjaft familjarë nga grupi i parë i kanë tërhequr shifrat financiare të shpronësimeve, ata nuk kanë dalë nga banesat e vjetra,” shtoi ai.

Berdaku thekson se ishte më e mirë zgjidhja e viteve ’70, kur mbi 50 familje që jetonin mbi amfiteatër u transferuan nga shteti i atëhershëm në pallatet pranë.

“Tani të gjithë ankohen se shpërblimi për shpronësim është sa gjysma e shifrës së tregut, dhe askush nuk  mund të blejë një shtëpi të mirë qoftë edhe në periferi, pasi kanë banuar për shumë kohë në mes të qytetit”.

Anëtari i Këshillit Bashkiak, Jon Myshketa thotë gjithashtu se shifrat e kompensimit janë shumë të ulëta dhe i dëmtojnë banorët.

“Shifrat e ulëta të kompensimit për shpronësimët si gjithmonë janë thembra e Akilit për banorët,” tha Myshketa, ndërsa shtoi se ai vetë i ka kundërshtuar publikisht ato.

Ndërkaq, sipas tij, bashkia e Durrësit ka vënë në dispozicion të  qeverisjes qendrore listat e kryefamiljarëve, banesat e të cilëve preken nga prishjet.

Ed Berdaku e sheh mjaft të rëndësishëm rolin e bashkisë për zgjjidhjen e problematikës sociale të krijuar.

“Bashkia sipa ligjit, përfiton tre përqind të vlerës për ndërtimet e reja. Për një qytet si Durrësi, qeveria lokale ka një shumë të mirë në dorë për të sistemuar në pallatet e ndërtuara më parë familjet që do të largohen nga zona e ndërhyrjeve të këtij projekti,” përfundoi ai./BIRN

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Muzeu i Artit Islam do të hapë dyert brenda 2030”, Rama: Do të jetë një stacion kyç i historisë sonë si komb

“Muzeu i Artit Islam do të hapë dyert brenda 2030”, Rama: Do të jetë një stacion kyç i historisë sonë si komb

18 September, 2025
Britania e Madhe do ta njohë shtetin e Palestinës pas përfundimit të vizitës së Trump

Britania e Madhe do ta njohë shtetin e Palestinës pas përfundimit të vizitës së Trump

18 September, 2025
Zhduket byzylyku 3.000-vjeçar nga Muzeu i Kajros

Zhduket byzylyku 3.000-vjeçar nga Muzeu i Kajros

18 September, 2025
Vjedhen mostra të çmuara ari gjatë bastisjes në muzeun francez të historisë natyrore

Vjedhen mostra të çmuara ari gjatë bastisjes në muzeun francez të historisë natyrore

18 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result