• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Sunday, June 8, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Albania
BIRN: Viti 2023, më i keqi për median

BIRN: Viti 2023, më i keqi për median

by albnews
28 December, 2023
in Albania
0
44
VIEWS

Një punëtor u vra në një atentat me armë që vijon të mbetet i pazbardhur ndërsa gazetarët shqiptarë u përballën me dhunë fizike, kërcënime e padi ndërsa mediat kritike u përballën me atë që duket se ishin inspektive selektive tatimore. Njihuni me zhvillimet kryesore mbi lajmësit gjatë vitit 2023.

Më 26 janar të këtij viti, gazetari Elvis Hila dhe bashkëshortja e tij u sulmuan nga dy persona. “Krimi” që Hila kishte bërë për të shkaktuar agresionin ishte se ai kishte raportuar. Hila kishte raportuar mbi një vendim gjyqësor. Dy agresorët u dënuan më vonë nga Gjykata e Lezhës me 5 dhe 4 muaj burg secili për dhunën e ushtruar ndaj Hilës. Rasti i ndëshkimit ligjor të agresorëve është i vetmi i tillë i shënuar këtë vit ndërsa agresioni ndaj lajmësit, jo. Në shkurt, gazetarët e emisionit Fix Fare në Top Channel u sulmuan për shkak se ishin duke xhiruar shfrytëzimin e lumit Zezë në Fushë-Krujë për inerte.

Ndërsa në mars, Pal Kola, 60 vjeç, roje sigurie, humbi jetën pas një atentati ende të pazbardhur kundër Top Channel, një prej televizioneve më të rëndësishme të vendit. Ngjarja, e cila përbën agresionin më të rëndë kundër medias në dekada, vijon të mbetet e pazbardhur. Një makinë që u gjet më vonë e djegur është prova nga e cila autoritetet nuk kanë arritur të shkojnë te të dyshuarit.

Në korrik, gazetarja e Syri.tv Marsi Korreshi u përball me presion në Rrogozhinë. “Krimi” i saj ishte prania në një takim elektoral të kryebashkiakut Edison Memolla. Agresorët janë ende nën hetim.

Në tetor, gazetarja Afrovita Hysaj mori një kërcënim me jetë. “Krimi” i saj ishte raportimi mbi një rast përdhunimi. Autori i kërcënimit nuk u arrestua nga policia dhe nuk u ndalua, por policia deklaroi se e ka marrë kallëzimin e Hysajt.

Të gjitha rastet e agresionit ndaj gazetarëve, të cilat duket se janë shtuar vitin që po lëmë pas, lidhen me vetëm një gjë: e vërteta është një produkt i padëshirueshëm nga disa persona, të cilët, në rrethana të caktuara, marrin guximin të sulmojnë lajmësin. Në një vend ku qeveria dhe forcat e tjera politike në shumicën e rasteve prodhojnë vetë “lajmet” e veta, të cilat, më pas transmetohen nga media të paetiketuara si produkte jogazetareske, rastet kur gazetarët punojnë për të ofruar informacion të pavarur për publikun i bën ata automatikisht armiq.

Sulmet fizike ndaj gazetarëve janë vetëm njëra anë e problemit që i lë shqiptarët të painformuar dhe në errësirë dhe që, rrjedhimisht, minon aftësinë e tyre për të votuar në zgjedhje kandidatët më të mirë.

Organizatat shqiptare dhe ndërkombëtare të të drejtave të njeriut kanë pasur një vit të mbingarkuar me raportime për dhunime dhe tentativa për shkelje apo kufizime të aftësisë së gazetarëve për të raportuar në mënyrë të pavarur.

Në nëntor, punonjësit e Gardës së Republikës në mënyrë të dhunshme dhe krejtësisht të papranueshme ndaluan gazetarët që raportojnë nga Kuvendi i Shqipërisë të kryejnë punën e tyre bazë, të intervistonin deputetët. Kuvendi bëhet në këtë mënyrë institucioni që në mënyrë të përsëritur synon të ndalojë efektivisht raportimin e pavarur. Në vitin 2021, kuvendi pati miratuar një rregullore, në bazë të së cilës, gazetarët duhej të shoqëroheshin nëpër korridoret e kuvendit nga zyrtarë, siç duket, me qëllim që të ndaloheshin efektivisht të bisedonin pa mbikëqyrje me deputetët apo me punonjës të tjerë.

Kur gazetarët nuk ndalohen dot fizikisht, pushteti përdor mjete të tjera, duke i shënjestruar përmes medias proqeveritare, apo siç duket, duke i sulmuar përmes portaleve anonime ose jo aq anonime, jo për çfarë thonë, por për çfarë janë.

Gazetarja Ola Xama u sulmua nga kryetari i bashkisë Tiranë Erion Veliaj, fillimisht në komunikime personale, duke u cilësuar si “vrasëse me pagesë”, ndërsa një numër mediash vijuan për javë të tëra shënjestrimin e saj, jo për çfarë kishte raportuar, por pse kishte raportuar. “Krimi” i Xamës ishte raportimi mbi aferën shumëmilionëshe të incineratorit të Tiranës dhe konkretisht, raportimi mbi kërkesën që Prokuroria e Posaçme kishte dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisën për heqjen e imunitetit ndaj arrestit të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj. Sipas kronologjisë së ngjarjeve të hartuar nga SPAK, ishte një kërkesë e Bashkisë Tiranë ajo që solli koncesionin famëkeq, i cili i ka kushtuar shqiptarëve deri më sot, 100 milionë euro. Veliaj kundërshton këtë kronologji, por në vend që të japë shpjegime, sulmon lajmësin si “vrasëse me pagesë”.

Kryetari i bashkisë, i cili shfaqet pothuajse çdo ditë në disa televizione njëherësh me kronika të parapërgatitura nga zyra e tij e propagandës, është bërë shqetësim konstant i organizatave të medias. Në mars, shumë organizata vendëse dhe ndërkombëtare u shprehën të lemerisura nga sulmi i tij kundër një gruaje që, sipas tij, është personi pas një faqeje popullore në Facebook të quajtur Lolita. Në të njëjtin sulm, Veliaj shënjoi edhe një drejtues të faqes tjetër popullore Jeta Osh Qef.

Veliaj publikoi të dhëna personale të personit dhe të fëmijëve të saj, për të cilin supozon se është autorja e Lolita ndërsa organizatat vunë re se përbën rrezik për jetën e tyre. Sipas Veliajt, “krimi” i këtyre faqeve janë ankesat ndaj cilësisë së shërbimit të tranportit publik në Tiranë.

Shqetësimet mbi lirinë e medias erdhën jo vetëm nga institucionet politike dhe partiake si qeveria, pushteti vendor, apo parlamenti, por edhe nga institucionet e pavarura. Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) dhe Gjykata e Posaçme shkaktuan shqetësime serioze në dhjetor, kur morën në pyetje për shumë orë gazetarin Elton Qyno. Ndërsa Qyno ishte thirrur si person që ka dijeni për një vepër penale të dyshuar, gjykata lëshoi brenda pak orësh leje për SPAK për të kontrolluar gazetarin, automjetin, zyrën dhe shtëpinë e tij, në kërkim të një burimi.

Ndërsa hetimi i nxjerrjes së sekretit hetimor është një detyrë dhe e drejtë e prokurorisë, kontrolli dhe sekuestrimi i mjeteve të punës të gazetarit në kërkim të burimit sipas ekspertëve të lirisë së shprehjes, mund të lejohet vetëm në raste shumë ekstreme dhe vetëm pasi të gjitha masat e tjera hetimore janë ezauruar pa rezultat. SPAK dyshon se nga zyrat e saj ka rrjedhje informacioni sekret ndërsa masat hetimore të ndërmarra prej saj para se të shkohet te gazetari nuk bëhen të ditura. Aksesimi i mjeteve të punës të gazetarit nga autoritetet publike konsiderohet shumë shqetësues sepse një gazetar komunikon me një numër burimesh, ku që të gjithë ekspozohen nga sekuestrimi i pajisjes përpos çështjes konkrete. Për këtë arsye, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka përcaktuar se masa të tilla mund të ndërmerren vetëm në raste ekstreme, pasi shkaktojnë efekt frikësues për të gjithë njerëzit, zyrtarë apo jo, që flasin dhe furnizojnë me informacion gazetarët.

Në dhjetor, BIRN Albania dhe Regjistri Global i Medias, publikuan rezultatet e Monitorit të Pronësisë së Medias, një analizë e shumëanshme e panoramës mediatike, lidhjeve politike, larmishmërisë ose mungesës së larmishmërisë të informacionit që u ofrohet qytetarëve apo problemë të tjera.

Raporti gjeti se tregu mediatik është jashtëzakonisht shumë i përqendruar sa i përket ndarjes së të ardhurave mes operatorëve ndërsa larmishmëria e informacionit të ofruar duket se zvogëlohet edhe më shumë nga praktika e shumicës së institucioneve publike apo partive politike për të prodhuar vetë “lajmet” që më pas transmetohen si raportime të pavarura nga televizionet.

Raporti zbuloi se pronarët e mediave kryesore kanë interesa biznesi shumë më fitimprurës se sa media në sektorë në të cilët, vullneti i qeverisë për të miratuar një vendim, fjala vjen, koncesion apo status investitori strategjik, përbën thelbin e suksesit ekonomik. Raporti vërejti gjithashtu se media online apo ajo e rrjeteve sociale, ndonëse duket më e larmishme se sa media konvencionale si televizionet apo gazetat, në fakt duket se është e përmbytur nga informacione të karakterit dëfryes të prodhuara nga media konvencionale.

Shqiptarët kanë mundësi të ndjekin një mes një dyzine kanalesh televizive, por duket se pavarësisht se cilin kanal zgjedhin të shohin, informacioni që marrin është pak a shumë i njëjtë, kryesisht i prodhuar nga zyrat e propagandës dhe pa input gazetaresk.

Raporti vërejti gjithashtu një praktikë të kulaçit dhe kërbaçit të ndjekur nga qeveria përkundrejt mediave kryesore në vend. Një media proqeveritare mori tokë publike falas dhe një ndërtesë përmes një vendimi qeverie që nuk përfshiu proces konkurrues. Një televizion tjetër, që ka rënë në konflikt me qeverinë, mori urdhër për të dalë nga një ndërtesë tjetër nën pronësi shtetërore. /BIRN

Previous Post

Çështja ‘Mcgonigal’, Dumani: Vijojnë hetimet! Gazment Bardhin e kemi informuar, ka firmosur për ruajtjen e sekretit

Next Post

Berisha: Veliaj do të vjedhë edhe 12 mln euro me inceneratorin, punonjësit na ndihmuan me dokumentet!

albnews

albnews

Related Posts

Shqipëria tregon karakter ndaj Serbisë, barazim pa gola në Tiranë, Manaj humb penalltinë vendimtare
Albania

Shqipëria tregon karakter ndaj Serbisë, barazim pa gola në Tiranë, Manaj humb penalltinë vendimtare

7 June, 2025
VIDEO/ ‘Hasmi i vjetër nuk bëhet mik i ri’, tifozët kuqezi shpalosin banderolën e madhe
Albania

VIDEO/ ‘Hasmi i vjetër nuk bëhet mik i ri’, tifozët kuqezi shpalosin banderolën e madhe

7 June, 2025
Fshatra të qetë, lumenj të egër dhe aventura të pazakonta, The Time: Ana sekrete e jugut të Shqipërisë
Albania

Fshatra të qetë, lumenj të egër dhe aventura të pazakonta, The Time: Ana sekrete e jugut të Shqipërisë

7 June, 2025
Next Post
Berisha: Veliaj do të vjedhë edhe 12 mln euro me inceneratorin, punonjësit na ndihmuan me dokumentet!

Berisha: Veliaj do të vjedhë edhe 12 mln euro me inceneratorin, punonjësit na ndihmuan me dokumentet!

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Shqipëria tregon karakter ndaj Serbisë, barazim pa gola në Tiranë, Manaj humb penalltinë vendimtare

Shqipëria tregon karakter ndaj Serbisë, barazim pa gola në Tiranë, Manaj humb penalltinë vendimtare

7 June, 2025
VIDEO/ ‘Hasmi i vjetër nuk bëhet mik i ri’, tifozët kuqezi shpalosin banderolën e madhe

VIDEO/ ‘Hasmi i vjetër nuk bëhet mik i ri’, tifozët kuqezi shpalosin banderolën e madhe

7 June, 2025
Fshatra të qetë, lumenj të egër dhe aventura të pazakonta, The Time: Ana sekrete e jugut të Shqipërisë

Fshatra të qetë, lumenj të egër dhe aventura të pazakonta, The Time: Ana sekrete e jugut të Shqipërisë

7 June, 2025
Berisha kthehet në seli: Brukseli kushtëzoi integrimin me rikthimin e demokracisë

Berisha kthehet në seli: Brukseli kushtëzoi integrimin me rikthimin e demokracisë

7 June, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4837 shares
    Share 1935 Tweet 1209
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2442 shares
    Share 977 Tweet 611
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1897 shares
    Share 759 Tweet 474
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1827 shares
    Share 731 Tweet 457
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1708 shares
    Share 683 Tweet 427
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM