Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Twitter”, shkruan se ka zhvilluar një bashkëbisedim me përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar, me të cilët ka ndarë edhe thirrjen për një zbardhjen e ngjarjes.
“Sot kam pasur disa biseda me përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar lidhur me zhvillimet e fundit. Ndava thirrjen për një hetim transparent dhe drejtësi për vrasjen e Klodjan Rashës, si dhe zbardhjen e përpjekjeve për manipulimin e ngjarjes dhe vënien e përgjegjësve para ligjit.
Dënova gjuhën e urrejtjes të përdorur nga kryeministri, si dhe brutalitetin dhe dhunën e policisë ndaj minorenëve dhe gazetarëve. Përsëris thirrjen për të ndalur brutalitetin e policisë dhe për të garantuar të drejtën e protestuesve për të protestuar të lirë dhe paqësisht.
Me 25 Prill ne do ta largojmë këtë qeveri dhe do të sjellim shpresë dhe ndryshim për Shqipërinë”, shkruan Basha.