• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Saturday, May 10, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Albania
Biseda e rrallë Rama-Berisha-Hajdari 32 vjet më parë

Biseda e rrallë Rama-Berisha-Hajdari 32 vjet më parë

by albnews
5 January, 2023
in Albania
0
12
VIEWS

Një regjistrim i rrallë është shfaqur këtë të enjte në emisionin “Opinion”, në Tv Klan. Bëhet fjalë për një regjistrim të datës 4 janar 1991, i realizuar në një studio të Tiranës në rrugën “Mine Peza”, ku ndodheshin një seri studiosh piktorësh, në një prej të cilave u takuan disa personazhe, të cilët në atë moment nuk i bashkonte asgjë, por do të luanin role shumë të rëndësishme në 32 vitet e ardhshme të Shqipërisë politike, 2 prej të cilëve dominuan 23 vite dhe vazhdojnë të dominojnë në politikën shqiptare.

Bëhet fjalë për një takim ku shfaqen së bashku Edi Rama, Sali Berisha, Azem Hajdari dhe Sali Shijaku. Ky takim i panjohur më parë, i cili është regjistruar nga piktori Ramadan Karanxha, është bërë publik dhe është diskutuar në emisionin “Opinion”. Në këtë takim, katër protagonistët flisnin me pasion dhe binin dakord me njëri-tjetrin, për të organizuar rrëzimin e një regjimi, regjimit komunist.

Sali Berisha: Skandal! Shiko ne po përpiqemi me qejf, të moderuar që të mos kemi përgjegjësi për këtë…po të jetë për përgjegjësinë le ta mbajnë këta.

Edi Rama: Ta mbajë le ta mbajnë, një gjë po ju them, kjo që po bëhet nuk bëhet për frikë, po bëhet për tolerancë, nuk po bëhet për frikë, nëse këta tolerancën e marrin për frikë, bjeruni.

Sali Berisha:  Ouu! Bravo! Shumë të drejtë ke!

Azem Hajdari. Në rast se gazeta nesër në ora 8:00 nuk del, e gjithë Tirana e di, do dalim, do rrimë aty…

Edi Rama: Pse merr elementin më asocial, pse thua se prek njeri Enver Hoxhën, pse ka frikë ë, unë se bëj se jam tolerant karshi njerëzve, nuk dua të plasi, jam tolerant karshi teje, se dua të të shpëtoj ty. ( I referohen Ramiz Alisë).

Sali Berisha: Jo se s’ka ai ( sërish i referohen Ramizit ) mbi shpatulla , se se dimë ne se ça ka ai mbi shpatulla, për mua më gafa më e madhe në histori ka qenë kjo; ky që në fillim t’i thoshte popullit shikoni, Enver Hoxha, ka dy momentet, një moment histori ju them 1, 2. Sa ka për historinë ato do i bëjnë historianët, por kulti i tij, përtokë! Trashëgimia e tij njihet apo jo?! Ta kishte bërë me kohë do kishte qenë më mirë, por e the bukur (i referohet fjalisë së Ramës ), jo se s’i njohin, edhe fëmija i njeh ato, por kjo po bëhet për tolerancë.

Edi Rama: Kjo po bëhet për diplomaci, ti ma merr për frikë.

Sali Berisha: Po bëhet diplomaci për çështje kombëtare.

Edi Rama: Bile përkundrazi, e parë gjë që ai duhet t’ju dijë për nder është kjo, këtë duhet t’jua dijë për nder, për këtë duhet t’jua japi e t’ju thotë faleminderit. Jo fare-fare atje, e në fund fare të vijë edhe atje, e ti shkojnë kështu…

Sali Berisha: Tani, nëse pengojnë gazetën… Ja tani në gazetë të bëjmë proklamatë, “ftoj popullin në rrugë e në miting!”

Azem Hajdari: Që sonte ta shpërndajmë gazetën. Nga fundi i Tiranës deri në fillim.

Sali Berisha : Në rast se na pengojnë…

Edi Rama: Kur duhet të dalë gazeta?

Berisha dhe Hajdari: Nesër duhet të dalë.

Sali Berisha: Ja sa më erdhi njeri, se dini ju, nga shtypshkronja dhe thotë që punëtoret thonë që ne se bëjmë. Kanë fut informator. Thonë qe kanë bërë 20 mijë informatorë kanë shpërndarë pas ngjarjeve të ambasadave.

Edi Rama: O profesor shiko tani ( i drejtohet Berishës) ata kanë një armë që ne se kemi, ata kanë pacipërine, ata janë të pacipë.

Sali Berisha: Shumë e vërtetë!

Edi Rama: Ti do të bësh kulturë, ata janë te pacipë.

Sali Berisha: Absolutisht!

Edi Rama: Ai thotë shyqyr, e bën budallain, deri në fund s’ka turp!

Azem Hajdari: Unë…

Edi Rama: Po sikur ta marrim fjalimin e atij ta zbërthejmë, si qenka kjo pa lidhje, si na ndodhi kjo punë kështu?

Sali Berisha: Jo shiko këtu, e po na nxorën pengesa, do të jemi ultimatik!

Azem Hajdari: Unë…do dal te sheshi te Skënderbeu, dhe me pushkë le të na vrasin. Me ça të duan, ne kena dal me vdek, ne në çdo miting që shkoj, shkoj mos me u kthy ma. Shqipërinë ta marri kush të dojë ai qe jep… Por ama një gjë ta dini, ata s’na ndalojnë dot, e po luftojmë për të vendos kulturë demokratike në Shqipëri, po luftojmë për çështjen e Shqiptarisë e jo siç thotë Enver Hoxha për 40 vjetorin e Konferencës të Pezës; “Para nesh shtrohet çështja e pushtetit, do e marrim ne apo ata,  e morëm ne, na lumt”, ne jo, ne s’kena punë pushteti.

Edi Rama: Jo mo jo, lufte për pushtet është.

Azem Hajdari: Bie fjala, jo prit, pushtet në interes të Shqiptarisë…

Edi Rama: Luftë për pushtet është. Çfarë është ajo?! Pushteti, s’diskutohet ajo punë! Nuk meriton ai njeri. Ta thashë që fillim, nuk meriton ai njeri, mos ja përmendni emrin më.

Sali Berisha: Kush ja përmend emrin atij, në asnjë miting, jo, vetëm në mitingun themelues, në asnjë miting tjetër si është përmend më emri.

Azem Hajdari: Me dëgju në mitingun e Shkodrës…

Edi Rama: Del thotë aty pa pikë turpi, thotë që janë disa njerëz që kanë programe…

Azem Hajdari: Në Shkoder i thashë unë…

Edi Rama: S’ka kuptim!

Sali Berisha: Në asnjë mënyrë s’ka kuptim, e di kur kishte kuptim, do kishte po të thoshte, “popull është ba ça është ba ( bërë), këto janë gabimet e bame, si politikan me eksperiencë që jam, shkëputem nga funksioni që kam, a po më pranoni të kontribuoj, për të dhënë një mundësi…”

Edi Rama: Kush mor..kush me e bo?!

Azem Hajdari: Ai ftoi gjithë komunistët shqiptar në konferencë, dhe ia thashë në Shkodër e ka ba për udhëheqjen.

Sali Berisha: Të gjithë të thonë, jemi fajtorë!

Edi Rama: Një gjë tjetër, ti thu kanë bo gabim, ai s’thotë asnjëherë që ka bo një gabim, unë s’di të ketë përmend ndonjë gabim ai.

Azem Hajdari: Por prapë e ruajti në Kushtetutë… Burokratizmin nuk e lufton dot, burokratizmin e mesëm nuk e lufton dot, me brigadiera , ne luftojmë funksionarët e lartë me ato qe kanë spekullu… do ti ruajë këto gjana, nëse e lufton shume burokratizmin shoqëria shkatërrohet.

Edi Rama: Unë imagjinoj vetëm një gjë, si bëhen ata kur shohin ato mitingje në televizor, vetëm këtë imagjinoj. Si behën ata kur shohin ato turma që ngrenë duart, këtë më thuaj.

Sali Berisha: Shiko ça bëjnë ata. Për shkak të një sëmundje, nuk dilja dot, nuk muj, e në Kavajë mu desh me dal në miting, nga dashuria dola, mezi dola, kur dola me të vërtetë me merreshim këmbët,të them të drejtën, ça banë kta , këto kanë hap llafin në gjitha degët e brëndshme se kam qënë i dehur në Kavajë dhe i janë marr këmbët.

Azem Hajdari: E di e vërtetë mezi dalim nga mitingu . A di si dalim nga mitingu të them unë si dalim,  duhet me zbrit poshtë e me lujt lojën e mitingut, të merr turma të hyp lart, ngre duart lart e të përcjell dy mijë metër në shpinë, mua dje në Shkodër më morën e më përcollën, në Elbasan të njëjtën gjë…

Edi Rama: Këta e duan vetëm me forcë, vetëm forcë duan këta asgjë tjetër.

Sali Shijak: Duhet të futen në parlament 25-30% në Parlament.

Azem Hajdari: Me 10 shkurt thua ti? Nuk shkojmë fare.

Sali Shijaku: Edhe 4 vjet e dominon ai, me këtë përbërje, me këtë fshatarësi se gjithë propagandën e kanë në dorë partia punës, pra 25deri 30 % po mundet me fut.

Sali Berisha: Shikoni tani ky 10 ditësh është deciziv, ti futemi përveç fshatit këto 10 ditë sa të mundemi me ba.

Edi Rama: Po këtej s’do shkoni, Tepelena, Gjirokastra.

Sali Berisha: Tepelenën e kemi mirë…

Edi Rama: Po Gjirokastrën?

Azem Hajdari: O Sali po do shkojmë na kërkon dhe baza…

Sali Berisha: Tepelenë dhe Sarandë, një herë pastaj Gjirokastër… Shiko Pogradeci është shumë i revoltuar se pse shkuem në Korçë e nuk shkuem ne Pogradec. Shiko si është puna ata kërkojnë këtë atyre, se provinca është province gjithmonë, ata e dinë qe u legalizue por se besojnë qe e legalizuam…

Sali Shijaku: Ata kanë jetu në bajga të lopës e thonë “rroftë Ramiz Alia” nuk dinë gjë ata fare.

Sali Berisha: Shkodrën e terrorrizuan ata.

Edi Rama : Nuk pyet Shkodra jo, shkodranët s’pyesin.

Sali Shijaku: Të organizohet, merr çuna të rinj, të paguajnë të gjithë anëtarët, të mblidhni fonde, a i keni kërku, i regjistroni, a i jepni ato letrat?

Sali Berisha: Te gjitha llogaritë kush don me ndihmu, aty?

Sali Shijaku: Këto të hidhen në fonde për agjetacion dhe propagandë.

Edi Rama : O profesor ( i drejtohet Berishës) po Partinë e Punës s’do e sulmoni direkt me emër, burokratët, burokratët, po Partinë e Punës direkt me emër?

Azem Hajdari: Në miting…

Edi Rama: Në miting ee… Direkt me emër Partia e Punës, edhe partia në pushtet, s’ka rëndësi.

Azem Hajdari: Me emër me emër direkt.

Sali Berisha: Edhe dje… me emër, bile thashë “siç ishte parimi i Enver Hoxhës me hangër bar”, e thashë direkt me emër.

Edi Rama: Ueee!

Azem Hajdari: Po edhe dje thashë ai ka pas kult individi dhe kanë tërë jetën vetëm…

Sali Berisha: Dhe na pengojnë, çfarë të bësh vetëm me një makinë, ku të shkosh më parë tani ne na duhen 5 makina, 10 makina minimumi. A kupto? Për t’u shpërnda.

Azem Hajdari: Që të shpërndahen parullat… ça mendimi keni? Mendimi është…që është i prerë të mblidhemi të rrimë aty, meqë është dhe dëshira popullit aty të rrimë derisa të mblidhet kuvendi popullor, mblidhemi te shpia jeme, s’ka njeri me ardh aty.

Sali Berisha: Shiko , dakord jam me ty por është presidiumi apo kuvendi e ka këtë në dorë?

Azem Hajdari: Po presidiumi e ka.

Sali Berisha: Presidiumi është një organ aq konservator e regresiv sa që se imagjinoni dot.

Azem Hajdari: Do presim aty deri kur të vijmë organizatat e partisë, ushtri aty të vijnë të jepet urdhri, të vijnë përfaqësuesit.

Edi Rama: Po ta bësh në…. mund të jetë e rrezikshme, por nëse behet mitingu plot , kush do vijë të ndërhyjë po të jenë 80 mijë vetë, kush do vijë, me 80 mijë vetë këtu nuk lëvizim, kush do vijë të prishi punë?! Këtu nuk lëvizim, po ta marrin vesh është frikë pastaj.  Ndërhyjnë po ta marrin vesh para, aty është frikë.

Azem Hajdari: Aty do jemi!

Edi RAMA: Pas mitingut pastaj…

Azem Hajdari: Shefi Policisë Tiranë ka deklaruar që jap dorëheqjen nga Partia Punës, shefi policisë.

Sali Berisha: Po, po ka dhanë intervistë, po, po.

Edi Rama: Pash Zotin!/tvklan.al

Previous Post

Gripi nuk lejon Berishën të marrë pjesë në ditëlindjen e RD-së

Next Post

Shi i rrëmbyer, ikin dhe dritat në Arabinë Saudite! Ronaldos i shtyhet debutimi

albnews

albnews

Related Posts

EMRAT/ Rrëshkitja e masivit të dheut në Gramsh, vdesin 2 të rinj që ishin duke punuar në kantier
Albania

EMRAT/ Rrëshkitja e masivit të dheut në Gramsh, vdesin 2 të rinj që ishin duke punuar në kantier

10 May, 2025
Më pak se 24 orë nga zgjedhjet, KQZ: Kanë mbërritur mbi 180 mijë zarfe me votat e diasporës
Albania

Më pak se 24 orë nga zgjedhjet, KQZ: Kanë mbërritur mbi 180 mijë zarfe me votat e diasporës

10 May, 2025
“Motra e viktimës plagosi prindërit e Ylber Jakut me sëpatë”- Avokatja e autorit të vrasjes në Has zbulon detajet tronditëse: Policia nuk veproi!
Albania

“Motra e viktimës plagosi prindërit e Ylber Jakut me sëpatë”- Avokatja e autorit të vrasjes në Has zbulon detajet tronditëse: Policia nuk veproi!

10 May, 2025
Next Post
Shi i rrëmbyer, ikin dhe dritat në Arabinë Saudite! Ronaldos i shtyhet debutimi

Shi i rrëmbyer, ikin dhe dritat në Arabinë Saudite! Ronaldos i shtyhet debutimi

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Më pak se 24 orë nga zgjedhjet, KQZ: Kanë mbërritur mbi 180 mijë zarfe me votat e diasporës

Më pak se 24 orë nga zgjedhjet, KQZ: Kanë mbërritur mbi 180 mijë zarfe me votat e diasporës

10 May, 2025
“Motra e viktimës plagosi prindërit e Ylber Jakut me sëpatë”- Avokatja e autorit të vrasjes në Has zbulon detajet tronditëse: Policia nuk veproi!

“Motra e viktimës plagosi prindërit e Ylber Jakut me sëpatë”- Avokatja e autorit të vrasjes në Has zbulon detajet tronditëse: Policia nuk veproi!

10 May, 2025
“Çfarë është PS?”, e bija publikon intervistën e rrallë të Dritëroit, si përgjigje për deklaratën e Edi Ramës. Reagon ish -drejtori i RTSH

“Çfarë është PS?”, e bija publikon intervistën e rrallë të Dritëroit, si përgjigje për deklaratën e Edi Ramës. Reagon ish -drejtori i RTSH

10 May, 2025
Trump emigrantëve të paligjshëm: Rezervoni fluturimin tuaj falas tani

Trump emigrantëve të paligjshëm: Rezervoni fluturimin tuaj falas tani

10 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4669 shares
    Share 1868 Tweet 1167
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2377 shares
    Share 951 Tweet 594
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1857 shares
    Share 743 Tweet 464
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1806 shares
    Share 722 Tweet 452
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1693 shares
    Share 677 Tweet 423
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM