ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Gjykatësi amerikan jep dorëheqjen pasi u ndëshkua për shkak se mbante paruken e Elvisit në gjykatë 3 hours ago
Emigrantëve iu vështirësohet jeta, qeveria britanike merr masa të reja shtrënguese për të dekurajuar emigracionin në ishull 4 hours ago
Elseid Hysaj drejt Jasir Asanit, nisin “hapat” e parë për të ardhmen e mbrojtësit të Kombëtares 4 hours ago
Plani i paqes: Trump bën presion, Gjermania paralajmëron 4 hours ago
Arbnor Spahiu, ish-efektivi i Policisë së Kosovës, lirohet nga burgu në Serbi 4 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Biseda telefonike Kurti – Sullivan, Shtëpia e Bardhë e shqetësuar me dislokimin e forcave serbe në kufi me Kosovën

albnews by albnews
30 September, 2023
in Bota, Kosova
0
Biseda telefonike Kurti – Sullivan, Shtëpia e Bardhë e shqetësuar me dislokimin e forcave serbe në kufi me Kosovën
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Shtëpia e Bardhë përmes një njoftimi publik ka dhënë detaje lidhur me bisedën telefonike që ka zhvilluar Këshilltari për Çështje të Sigurisë Kombëtare i Presidentit Joe Biden, Jake Sullivan, me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Në deklaratën e lëshuar për media thuhet se Sullivan ka shprehur shqetësimin për mobilizimet ushtarake serbe pranë kufirit me Kosovën, transmeton Telegrafi.

RelatedPosts

Gjykatësi amerikan jep dorëheqjen pasi u ndëshkua për shkak se mbante paruken e Elvisit në gjykatë

Plani i paqes: Trump bën presion, Gjermania paralajmëron

Arbnor Spahiu, ish-efektivi i Policisë së Kosovës, lirohet nga burgu në Serbi

Gjithashtu, Shtëpia e Bardhë thekson se Sullivan ka folur edhe për vendimin e fundit të NATO-s për të shtuar praninë në Kosovë.

“Ndihmësi i Presidentit për Çështje të Sigurisë Kombëtare, Jake Sullivan ka biseduar sot në telefon me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Sullivan përcolli ngushëllimet për humbjen e policit të Kosovës të vrarë në krye të detyrës gjatë sulmeve të dhunshme të ndodhura më 24 shtator. Ai gjithashtu shprehu shqetësimin për mobilizimet ushtarake serbe pranë kufirit me Kosovën.

Ai vuri në dukje vendimin e fundit të NATO-s për të forcuar praninë dhe aktivitetin e Forcave të NATO-s në Kosovë (KFOR), veçanërisht në veri të Kosovës, dhe nënvizoi gatishmërinë e Shteteve të Bashkuara për të punuar me aleatët tanë për të siguruar që KFOR-i të ketë burimet e duhura për të përmbushur misionin e tij”, bëhet e ditur në njoftim.

Më tej, në njoftim thuhet se Sullivan dhe Kurti kanë diskutuar edhe për dialogun Kosovë – Serbi, ku Sullivan ka deklaruar se dialogu është e vetmja zgjidhje afatgjatë për të garantuar stabilitet në mbarë Kosovën.

Ndryshe, të premten, edhe kryeministri Albin Kurti deklaroi se biseda me Jake Sullivan ka qenë inkurajuese.

“E falënderova për mbështetjen e SHBA-së për sigurinë kufitare të Kosovës dhe kërkova ndihmë më të madhe kundër planeve luftarake të Serbisë”, ka shkruar Kurti në një postim në platformën “X”.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Gjykatësi amerikan jep dorëheqjen pasi u ndëshkua për shkak se mbante paruken e Elvisit në gjykatë

Gjykatësi amerikan jep dorëheqjen pasi u ndëshkua për shkak se mbante paruken e Elvisit në gjykatë

22 November, 2025
Emigrantëve iu vështirësohet jeta, qeveria britanike merr masa të reja shtrënguese për të dekurajuar emigracionin në ishull

Emigrantëve iu vështirësohet jeta, qeveria britanike merr masa të reja shtrënguese për të dekurajuar emigracionin në ishull

22 November, 2025
Elseid Hysaj drejt Jasir Asanit, nisin “hapat” e parë për të ardhmen e mbrojtësit të Kombëtares

Elseid Hysaj drejt Jasir Asanit, nisin “hapat” e parë për të ardhmen e mbrojtësit të Kombëtares

22 November, 2025
Plani i paqes: Trump bën presion, Gjermania paralajmëron

Plani i paqes: Trump bën presion, Gjermania paralajmëron

22 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result