Bisedime të vështira, por konstruktive SHBA-Kinë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

SHBA-ja dhe Kina përfunduan sot dy ditë diskutime “të vështira”, por “konstruktive”, që çuan në një shpalosje të paparë të mosmarrëveshjeve të tyre të thella.

“Ne prisnim të kishim diskutime të vështira dhe të drejtpërdrejta për shumë tema dhe kjo ishte pikërisht ajo që ndodhi”, tha Jake Sullivan, këshilltari i presidentit amerikan Joe Biden.

“Pavarësisht tensioneve, ne qemë në gjendje të bënim një bisedë shumë të sinqertë”, shtoi kreu i diplomacisë amerikane, Antony Blinken, madje duke evokuar interesa konvergjentë “mbi Iranin, Korenë e Veriut, Afganistanin dhe klimën”.

Pa mohuar “ndryshimet e rëndësishme”, zyrtari më i lartë i Partisë Komuniste Kineze për Diplomacinë, Yang Jiechi, gjithashtu vlerësoi diskutimet “e sinqerta, konstruktive dhe të dobishme”.

Kjo ishte përballja e parë që nga zgjedhja e presidentit të ri amerikan.

Share This Article