Bisedimet e anëtarësimit, Presidenca Çeke: Bilanci presupozon të arrihet plotësisht brenda kësaj dekade

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Që nga konferenca e parë ndërqeveritare Shqipëri – BE, bilanci i një viti konsiderohet më tepër se inkurajues për proceset e anëtarësimit. Ndërsa është bërë e njohur çelja e shqyrtimit për grup-kapitullin e pestë, nga 6 që janë gjithsej, Shqipëria rezulton të ketë përpunuar në këtë fazë pjesën më të madhe të kapitujve përpara propozimit të Komisionit Europian për të hapur kapitujt e parë brenda këtij viti.

Sipas burimeve zyrtare të bëra publike, deri në korrik janë paraqitur 27 kapituj dhe janë bërë 623 prezantime. Vetëm për grup-kapitullin e parë janë mbajtur 8 takime shqyrtuese për legjislacionin dhe 11 të tjera dypalëshe.

Ndërkohë që më 17 korrik u mbajt takimi i parë shpjegues për grup-kapitullin 5 të burimeve, bujqësisë dhe kohezionit, takimet dypalëshe të shqyrtimit në grupin 1, 2 dhe 3 dhe 4 janë zyrtarizuar të përfunduara për këtë fazë.

Konsideruar si hapi i parë në procesin e negociatave të anëtarësimit, procesi i shqyrtimit është i strukturuar përgjatë gjashtë grupeve tematike. Nga ana tjetër, arritja gjatë korrikut e dorëzimit nga Komisioni Europian në Këshillin Europian të propozimit për hapjen e bisedimeve të grup-kapitullit të parë për Shqipërinë, konsiderohet si objektiv perspektiv. Presidenca çeke e BE-së e paraqiti faktin si tregues të një ecurie premtuese për Shqipërinë që të arrij anëtarësimin në BE brenda kësaj dekade.

Share This Article