Bisedimet Kinë-Gjermani-Francë, liderët e tri vendeve shprehen pro marrëveshjes për investime të përbashkëta

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Liderët e Kinës, Gjermanisë dhe Francës janë shprehur pro marrëveshjes për investime BE-Kinë pavarësisht mungesës së mbështetjes.

Presidenti Shi Xhinping, kancelarja Angela Merkel dhe kreu i shtetit francez, Emanuel Macron, mbajtën të hënën një samit virtual tripalësh.

Fokusi ishte te rritja e bashkëpunimit mes dy partnerëve për t’iu përgjigjur sfidave globale.

Presidenti Shi tha se shpreson që evropianët do të luajnë rol më aktiv në marrëdhëniet ndërkombëtare, në pavarësinë strategjike dhe që t’u ofrojë kompanive kineze një mjedis të drejtë, të paanshëm dhe transparent.

Kancelarja Merkel shkëmbeu ide mbi raportet BE-Kinë, për çështjet e tregtisë, klimës, për luftën e përbashkët ndaj pandemisë dhe për koordinimin e aksioneve në Afrikë.

Bashkë me presidentin Macron, dy liderët evropianë ndajnë po ashtu shqetësimin për situatën me të drejtat e njeriut në Kinë dhe për punën e detyruar në provincën e Shinxhiangut.

Telekonferenca e së hënës shërbeu për të kalibruar qëndrimet e palëve përpara takimeve të rëndësishme që janë planifikuar në vjeshtë, në samitin për ngrohjen globale që do mbahet në Britani dhe në samitin e G20-ës në Romë.

Share This Article