Bisedimet për paqe, palët mbërrijnë në Gomel

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ukraina ka pranuar negociatat me Rusinë dhe ashtu siç edhe është njoftuar më parë, gjatë paradites sot në Gomel të Bjellorusisë do të mbahet takimi mes dy delegacioneve.

Takimi është njoftuar rreth mesditës, ndërkohë që të dyja delegacionet kanë mbërritur në Gomel.

Ukraina pranoi ftesën e Rusisë për t’u takuar në Bjellorusi, edhe pse me parë e kishte refuzuar atë, duke e quajtur Bjellorusinë si aleaten e vetme ushtarake të rusëve gjatë këtyre ditëve.

Presidenti Zelenski është shprehur pesimist për këtë takim, duke thënë se: nuk kam shumë besim, por le ta provojmë.

Gjatë natës së të dielës dhe deri në orët e para të së hënës ka patur bombardime dhe luftime në zona të ndryshme të Ukrainës, ndërkohë që mëngjesi duket më i qetë në Ukrainë.

Share This Article