Bisedimet postBrexit midis euronegociatorit, Michel Barnier dhe homologut të tij britanik, David Frost, u pezulluan sot për shkak të një rasti me Covid-19 në ekipin europian.
“Një nga negociatorët në ekipin tim doli pozitiv me COVID-19. Me David Frostin, vendosëm të pezullonim negociatat në nivelin tonë për një periudhë të shkurtër”, shkroi Barnier në Tëitter.
“Ekipet do të vazhdojnë punën e tyre në përputhje të plotë me rregullat”, shtoi ai.
Aktualisht, do të vazhdojnë vetëm takimet që mund të mbahen nga videokonferenca.




