Presidenti rus Vladimir Putin ka vlerësuar marrëdhëniet me Pekinin në një nivel të lartë, në bisedimet e tij të para zyrtare me homologun e tij Xi Jinping.
Takimi në Sallën e Madhe të Popullit në Pekin ishte shfaqja më e fundit e solidaritetit midis dy liderëve të fortë, ndërsa Putini shpërfill presionin perëndimor për t’i dhënë fund luftës ndaj Ukrainës, ndërsa Xi e paraqet vendin e tij si një udhëheqës të ri të qeverisjes botërore.
Duke iu rikthyer lidhjeve sovjetike me Kinën gjatë Luftës së Dytë Botërore, Putin përshëndeti “vëllazërinë në armë, besimin, mbështetjen e ndërsjellë dhe vendosmërinë në mbrojtjen e interesave të përbashkëta” si themelin e shtrirjes strategjike të vendeve të tyre në atë që e konsideroi si “epokën e re”.
“Ne ishim gjithmonë bashkë atëherë dhe mbetemi bashkë edhe tani”, i tha Putin Xi-së në fillim të takimit të tyre dypalësh.
Vizita e presidentit rus në Kinë pritet gjithashtu ta sjellë atë krah për krah me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un. Të dy kryesojnë listën e të ftuarve të personaliteteve të huaja që do t’i bashkohen Xi-së në një paradë masive ushtarake në kryeqytetin kinez të mërkurën (3 shtator).
Kjo është vizita është më e gjatë e udhëheqësit rus në një vend të vetëm që nga pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia në vitin 2022.
Takimi i Xi dhe Putin pasoi një diskutim trepalësh me Presidentin Mongol Ukhnaagiin Khurelsukh. Gjatë takimit, Putin kërkoi forcimin e marrëdhënieve me Pekinin dhe Ulaanbaatarin.
“Rusia kërkon sinqerisht të sigurojë zhvillimin shumëpalësh të marrëdhënieve reciprokisht të dobishme dhe shumëplanëshe si me Kinën ashtu edhe me Mongolinë“, deklaroi ai. Sipas Putin, bashkëpunimi trepalësh duhet të marrë dimensione të reja.