Kosova
Biserko: Asociacioni për Vuçiqin si një “Republika Sërpska”, Kosovës nuk po i ofrohet garanci
Sonja Biserko, kryetarja e Komitetit të Helsinkit në Serbi, ka folur lidhur me tensionet Kosovë-Serbi.
Ajo i ka kritikuar ndërkombëtarët për veprimet që janë duke i bërë karshi Kosovës, duke thënë Serbia ka bërë një mori provokimesh.
“Ndërkombëtarët kanë zgjedhur të ndëshkojnë vetëm Kurtin dhe janë përgjegjës për zgjedhjet e fundit në veri dhe e vendosin fajin vetëm tek ai. Do duhej të kishin përgjegjësi të dyja palët, por duhet të kemi parasysh se Beogradi ka bërë më shumë provokime dhe besoj se perëndimorët duhet të jenë më të barabartë, nuk duhet ta vendosin fajin vetëm tek më të dobëtit.”
“Presidenti Vuçiq nuk po e kontrollon për herë të parë, situatën, që është diçka shumë acaruese për të. Po bën gabime në mënyrë të përditshme, në mënyrën se si u adresohet njerëzve, publikut më të gjerë përmes valëve të tij në televizor, çka është edhe më acaruese sepse ai ka prirjen të fyejë dhe të poshtërojë e të margjinalizojë gjithçka që po ndodh në rrugët e Beogradit”, ka thënë Biserko.
Biserko ka deklaruar se çështja kryesore e tensioneve në veri është themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
“Kjo është pikërisht arsyeja kryesore e tensioneve të tanishme që tani po i fajësohen Kryeministrit Kurti, po nga ana tjetër ai nuk ka marrë asnjë garanci, pra, është një çështje që çfarë të presë. Është një fakt se Vuçiq nuk i zbaton, ai në shtëpi (Serbi) thotë se nuk ka firmosur asgjë dhe nuk mund të më detyroni për asgjë. Pra, nuk është serioz në pjesëmarrjen në këtë dialog dhe sigurisht po i denoncon të dyja marrëveshjet, gjithçka që nuk është e vlefshme për Beogradin sipas tij”.
“Pra, ai po kërkon për Asociacionin, që është si një “Republika Sërpska” për Beogradin, por për sa i përket Kosovës, në çfarëdolloj mënyre ky Asociacion, si do të integrohet në Kosovë, nëse ka pesë vende në BE që nuk e kanë njohur Kosovën, nuk do të ketë garanci, nëse nuk ka garanci për anëtarësimin në NATO. Pra, ka shumë arsye nga ana e Kosovës për të mos i qëndruar kësaj vije si të thuash, kësaj agjende të cilën po mundohet ta imponojë Beogradi”, ka thënë Biserko për Syri TV.
Kosova
Përfundon numërimi i votave për subjektet politike, nis numërimi për kandidatët në 38 Qendra Komunale
Të dielën në mbrëmje, është përmbyllur procesi i numërimit të fletëvotimeve për subjektet politike në 2,557 vendvotime ku është zhvilluar votimi i rregullt.
Sipas procedurave, të gjitha materialet zgjedhore janë tërhequr dhe vendosur në Qendrat Komunale të Numërimit në 38 komunat e vendit.
Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, numërimi i fletëvotimeve të subjekteve politike të zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës bëhet në vendvotim, pasi të përfundojë procesi i votimit, ndërkaq, numërimi i votave të kandidatëve për deputetë bëhet në Qendra Komunale të Numërimit.
Përveç numërimit të votave të kandidatëve për deputetë, në këto qendra, sipas Rregullores Zgjedhore të KQZ-së për Qendrat Komunale të Numërimit, do të bëhet edhe verifikimi i rezultateve të subjekteve politike nga formularët që janë plotësuar në vendvotime pas numërimit të fletëvotimeve.
Ky proces, i njëjtë do të bëhet në 38 Qendra Komunale të Numërimit, në të cilat do të punohet me dy orare. Numërimi i votave të kandidatëve dhe verifikimi i rezultateve, do të bëhet duke ofruar transparencë të plotë dhe nën monitorimin e vëzhguesve.
Përveç organizimit të votimit në 2,557 vendvotime të rregullta, ka mundësuar:
– votimin me kusht në 38 qendra votimi me 57 vendvotime;
– votimin jashtë vendvotimeve përmes ekipeve mobile votuesit me nevoja të veçanta dhe
– votimin jashtë Kosovës në përfaqësitë diplomatike dhe përmes postës.
Sipas të dhënave preliminare, nga 57 vendvotime me kusht, në 38 komuna të vendit, në përgjithësi janë evidentuar në sistem mbi 9,900 votues të regjistruar për të votuar me kusht.
Së shpejti do të kemi edhe të dhënat nga votimi i personave me nevoja të veçanta, i cili është realizuar jashtë vendvotimeve. Numri i votuesve të regjistruar në këtë program votimi ka qenë 2,860.
Nga votimi jashtë Kosovës, respektivisht nga votimi në 29 përfaqësi diplomatike, nga 19,187 shtetasit e regjistruar, kanë votuar 16,165 prej tyre apo 84.24%. Ndërkaq, nga votimi përmes postës, numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar ka qenë rreth 58 mijë. Nga ky lloj votimi, ende nuk kemi të dhëna përfundimtare për numrin e pakove me fletëvotime pasi këto të dhëna do t’i kemi pas përfundimit të procesit të tërheqjes së tyre nga kutitë postare. Sipas të dhënave preliminare, vetëm nga tërheqjet e dy kutive postare, në Berlin dhe Bern, janë tërhequr 18 mijë pako të supozuara me fletëvotime.
Kosova
Albin Kurti fiton zgjedhjet në Kosovë, Vetëvendosja feston me fishekzjarre në Prishtinë
Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosja kanë fituar zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Kosovës që u mbajtën këtë të diel.
Kryeministri në detyrë po udhëheq me mbi 50% të votave, mjaftueshëm për të krijuar qeverinë.
Ndërkohë në Prishtinë ka nisur festa.
Kosova
Numërohen 81% e kutive të votimit në Kosovë: Albin Kurti drejt mandatit të tretë si kryeministër
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë ka filluar publikimin e rezultateve të para të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.Lëvizja Vetëvendosje po kryeson bindshëm në rezultatet paraprake të zgjedhjeve, ku deri më tani janë numëruar 81% e kutive.
Vetëvendosje ka siguruar deri tani mbi mbi 50% të votave.
Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 20.36%, ndërsa e treta është Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 14.15%.
-
Albania2 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
Albania15 hours agoVIDEO/ Protesta në Vlorë për mungesën e ujit, qytetarët futen në teatrin “Petro Marko” dhe ndërpresin mbrëmjen gala të bashkisë
-
UK2 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Albania15 hours agoAnomalia e buxhetit, 2 miliardë euro shpenzime në dhjetor
-
Albania16 hours ago“Katolikët monitoroheshin, myslimanët përgatitnin ushqimet për ta” – si festoheshin Krishtlindjet në komunizëm në Shqipëri
-
UK15 hours agoPrinci William dhe Kate Middleton vendosën vijë sigurie 9.6km rreth rezidencës së tyre të re, reagojnë banorët e zonës: Masa të tepruara dhe pa konsultim
-
Kosova17 hours agoDalin Exit Poll-et e para, Vetëvendosja rikonfirmohet forcë e parë, Hamza 23.9 përqind, Abdixhiku 16.1 përqind
-
Bota15 hours agoPresidenti i Ukrainës, Zelensky mbërrin në Mar-a-Lago, takohet me presidentin Trump
