​Bislimi: Nuk ka ndonjë marrëveshje për targat

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka thënë se nuk ka ndonjë marrëveshje për targat.

“Ka elemente që kemi diskutuar për mundësinë e daljes nga kriza, por nuk ka dakordim”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se në Bruksel dje është takuar vetëm me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak dhe i ka quajtur të pavërteta raportimet se atje e ka takuar Petkoviqin, shkruan KP.

“Takimi në Bruksel ka qenë vetëm me zotin Lajçak, çdo raportues që ka raportuar për zhvillimet në Bruksel ka dezinformuar, sepse nuk jam dëgjuar me asnjë prej gazetarëve. Asgjë që është thënë në media nuk përkon me të vërtetën. Petkoviqi nuk ka qenë fare në Bruksel”, ka thënë Bislimi.

Share This Article