Bislimi: Serbët mblodhën 18 milionë dollarë për fushatën zgjedhore të Trumpit

albnews
By
1 Min Read

Deputeti i LDK-së, Faton Bislimi, i cili punoi në shtabin zgjedhor të demokratit Joe Biden, thotë se fitorja e këtij të fundit është mirëpritur nga shqiptarët.

Bislimi në emisionin DPT te Fidani ka kujtuar të kaluarën e Biden duke thënë se ai është mik i shqiptarëve.

Por ai thotë se kosovarët nuk duhet të presin ‘mrekulli’ me ardhjen e Biden në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Pavarësisht se sipas tij ishin të shumtë serbët që përkrahën Biden, Bislimi rrëfeu se Serbia mblodhi miliona për financimin e fushatës së presidentit aktual Donald Trump.

“Serbo-amerikanët kanë mbledhur rreth 18 milionë dollarë për Trumpin”, tha ai.

Share This Article