• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Friday, July 18, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Kosova
Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

by albnews
25 April, 2024
in Kosova
0
25
VIEWS

Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, tha pas raundit të ri të dialogut, se Serbia kishte “qëndrime shqetësuese” sa i përket çështjes së transferimit të mjeteve financiare në valutën dinar nga Serbia në Kosovë.

Pas takimit me kryenegociatorin e Serbisë, Petar Petkoviç, Bislimi tha se tani ndërmjetësi evropian, Mirosllav Lajçak do të dalë me një propozim të ri rreth zgjidhjes së kësaj çështjeje.

“Qëndrimi i palës serbe është që të gjitha strukturat ilegale të Serbisë duhet të financohen, të vazhdojnë të financohen deri në kohën kur të krijohet Asociacioni [i komunave me shumicë serbe], sepse sipas mendimit të tyre, qëllimi i Asociacionit nuk është që të sigurojë koordinim të mirë mes komunave, por të sigurojë legjitimizmin e pranisë së institucioneve serbe në Kosovë, që do t’i bënte ato institucione gjysmëserbe, por jo institucione të serbëve në Kosovë”, tha Bislimi.

Bislimi tha se sa i përket idesë së krijimit të një entiteti të ri biznesor në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, në mënyrë që ndihma financiare të shkojë te përfituesit, përmes konvertimit të postës serbe, Serbia ka parë këtë ide si “një lloj privatizim të postës” nga Kosova.

“Sigurisht, të gjitha këto propozime ishin shumë destruktive, prandaj Lajçak do të dalë me një propozim të ri dhe ne do të duhet të japim mendimet tona për këtë propozim në shtatë ditët e ardhshme”, tha Bislimi për gazetarët pas takimit trepalësh.

Takimi mes Bislimit dhe kryenegociatorit të Serbisë, Petar Petkoviç, ishte i pesti që zhvillojnë në Bruksel për çështjen e dinarit, përdorimi i të cilit u ndalua në Kosovë në shkurt. Për dallim nga takimet e mëparshme, i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian, Mirosllav Lajçak, nuk mbajti fillimisht takime të ndara me Bislimin dhe Petkoviçin, duke u futur drejtpërdrejt në takim trepalësh me ta.

Me rregulloren e re të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), euroja u caktua si valuta e vetme në Kosovë për kryerjen e pagesave me para të gatshme nga 1 shkurti. Hyrja në fuqi e kësaj rregulloreje ka zemëruar Serbinë, e cila përmes buxhetit të saj shtetëror u dërgon ndihmë financiare serbëve që jetojnë në Kosovë.

Bashkësia ndërkombëtare i ka kërkuar Kosovës ta pezullojë rregulloren, në mënyrë që t’u jepet kohë qytetarëve që të përshtaten me praktikën e re. Por qeveria e Kosovës ka ngulur këmbë se fjala është për një vendim të pavarur të BQK-së e jo për vendim politik.

Në takimet e deritashme në Bruksel për këtë çështje janë dhënë disa propozime për gjetjen e një zgjidhje sipas së cilës Serbia do të mund të bënte pagesa për shfrytëzuesit e ndihmës financiare në Kosovë. Lajçak tha të martën, dy ditë para takimit të sotëm, se është duke punuar për të gjetur një zgjidhje për këtë çështje.

Në një përmbledhje të aktiviteteve të tij gjatë javës, ai theksoi se në takimet e fundit me kryenegociatorët kanë arritur ta “ngushtojnë hendekun” lidhur me këtë temë. Megjithatë, takimi paraprak javën e kaluar në Bruksel, ku nuk pati fare takim trepalësh, përfundoi pa ndonjë rezultat.

Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, tha pas takimit të 18 prillit se pala serbe nuk kishte ardhur me ide se si të trajtohet propozimi fillestar i të dërguarit të BE-së.

“Ky takim mund të quhet si takim i kotë, pa rezultat, dhe ndoshta si sukses i politikës penguese të palës serbe”, tha Bislimi më 18 prill. Ndërkohë, kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviç, tha se Beogradi “bëri gjithçka për të gjetur një zgjidhje”./REL

Previous Post

Rama-Ranuccit: Gati për të marrë pjesë në ‘Report, por vetëm live, kam frikë se më censuroni

Next Post

“Prek konkurrencën e lirë dhe xhepat tanë”/ Profesionistët, padi në grup! Kundërshtojnë llogaritjen e tatim-fitimit

albnews

albnews

Related Posts

Osmani: Në fund të majit mora informacion se Serbia po planifikonte përshkallëzim, njoftova menjëherë aleatët
Kosova

Osmani: Në fund të majit mora informacion se Serbia po planifikonte përshkallëzim, njoftova menjëherë aleatët

18 July, 2025
Aksioni kundër spiunazhit në Kosovë, arrestohet një zyrtar policor
Kosova

Aksioni kundër spiunazhit në Kosovë, arrestohet një zyrtar policor

17 July, 2025
Asgjë e re, dështon edhe përpjekja e 48-të për konstituimin e Kuvendit
Kosova

Asgjë e re, dështon edhe përpjekja e 48-të për konstituimin e Kuvendit

17 July, 2025
Next Post
“Prek konkurrencën e lirë dhe xhepat tanë”/ Profesionistët, padi në grup! Kundërshtojnë llogaritjen e tatim-fitimit

“Prek konkurrencën e lirë dhe xhepat tanë”/ Profesionistët, padi në grup! Kundërshtojnë llogaritjen e tatim-fitimit

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Pas katër martesave të dështuara, Jennifer Lopez: Nuk do të martohem më

Pas katër martesave të dështuara, Jennifer Lopez: Nuk do të martohem më

17 July, 2025
Meteori gjigand nga Marsi shitet për 5.3 milionë dollarë në ankand

Meteori gjigand nga Marsi shitet për 5.3 milionë dollarë në ankand

17 July, 2025
Liverpooli dorëzon ofertë zyrtare për Ekitiken, Eintracht Frankfurt e refuzon

Liverpooli dorëzon ofertë zyrtare për Ekitiken, Eintracht Frankfurt e refuzon

17 July, 2025
Zbardhet vrasja e profesorit amerikan në Greqi, në pranga edhe dy shqiptarë: Gjithçka u organizua nga gruaja e tij

Zbardhet vrasja e profesorit amerikan në Greqi, në pranga edhe dy shqiptarë: Gjithçka u organizua nga gruaja e tij

17 July, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    5165 shares
    Share 2066 Tweet 1291
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2587 shares
    Share 1035 Tweet 647
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1975 shares
    Share 790 Tweet 494
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1873 shares
    Share 749 Tweet 468
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1725 shares
    Share 690 Tweet 431
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM