Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi ka bërë të ditur se sot ka vizituar në Hagë ish-deputetin e Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, derisa ka parë edhe ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.
Bislimi përmes një përshkrimi të shkurtër të kësaj vizite thotë se Selimi ishte mirë i disponuar dhe i njoftuar në detaje për situatën aktuale politike.
“Sot vizitova në Hagë mikun tim Rexhep Selimin. Si gjithnjë i disponuar dhe me besim të plotë në drejtësi. Edhe pse larg Kosovës, nuk i kishte ikur as edhe një detaj i vetëm nga zhvillimet politike në vend”.
“Gjithashtu pashë edhe bacën Jakup që po mbahej jashtëzakonisht mirë. Tri orë ikën si 30 minuta”, ka njoftuar Bislimi në Facebook.