ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ndihmë franceze, Algjeria liron romancierin e burgosur në qendër të krizës diplomatike 57 minutes ago
Trump nënshkruan projektligjin e shpenzimeve për t’i dhënë fund mbylljes më të gjatë në historinë e SHBA-së 59 minutes ago
Centrali i parë i vogël bërthamor i Mbretërisë së Bashkuar do të ndërtohet në Uellsin e Veriut 1 hour ago
Titujt e Gazetave në UK 1 hour ago
Shërbesa e Krishtlindjeve e Catherine do të përfshijë yje, përfshirë Kate Winslet 1 hour ago
Next
Prev
Home Bota

Bizneset italiane të tronditura nga faturat e energjisë teksa luftojnë për mbijetesë

albnews by albnews
12 September, 2022
in Bota
0
Bizneset italiane të tronditura nga faturat e energjisë teksa luftojnë për mbijetesë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Pronarët e bareve dhe restoranteve kërkojnë ndihmë urgjente nga qeveria pasi kostot e tyre të energjisë janë trefishuar nga një vit më parë

Duke luftuar për të përballuar çmimet në rritje të energjisë, pronarët e bareve dhe restoranteve në të gjithë Italinë kanë vendosur të ndajnë dhimbjen e tyre me klientët e tyre, duke ekspozuar faturat e tyre “të papërballueshme” të gazit dhe energjisë elektrike.

RelatedPosts

Ndihmë franceze, Algjeria liron romancierin e burgosur në qendër të krizës diplomatike

Trump nënshkruan projektligjin e shpenzimeve për t’i dhënë fund mbylljes më të gjatë në historinë e SHBA-së

Çfarë dimë për emailet e reja të Epstein që përmendin Trumpin

Nisma mbarëkombëtare “Bollette in Vetrina” (Faturat në vitrinë) u iniciua nga Fipe-Confcommercio, shoqata italiane e bizneseve të shitjes me pakicë dhe hotelerisë, me synimin për të ndërgjegjësuar klientët për realitetin e zymtë: faturat e energjisë janë trefishuar në krahasim me një vit më parë.

Tarifat e rënda nga kriza e vazhdueshme e energjisë si pasojë e luftës në Ukrainë dhe ndërprerjes së furnizimit me gaz nga Rusia në Evropë, i ka detyruar bizneset me pakicë dhe të mesme të zgjedhin midis imponimit të rritjes së çmimeve për klientët e tyre ose mbylljes.

“Iniciativa ka për qëllim të bëjë transparente atë që po ndodh sot për menaxherët e një bari apo restoranti në përpjekje për t’u shpjeguar klientëve pse po paguajnë pak më shumë për kafen, me rrezikun e rritjeve të mëtejshme në muajt në vijim”, tha Aldo Cursano, nënkryetar i Fipe-Confcommercio-s. “Me rritje të kostove të energjisë deri në 300 për qind, ne po punojmë me armë në kokë”, shtoi ai.

Pronarët e bareve dhe restoranteve shpresojnë se qeveria do të dëgjojë klithmat e tyre për ndihmë para se të jetë tepër vonë.

“Siç shihet nga shifrat, në korrik faturat tona u trefishuan. Kjo ka shkuar nga një faturë mujore prej 2.300 eurosh në faturë prej 6.900 eurosh”, tha për Anadolu Agency (AA) Giorgio Catalano, menaxheri i Il Piccolo Diavolo, një bar në qendër të Romës.

Ai kishte nxjerrë faturën “monstruoze” të muajit gusht pikërisht përballë sportelit të lokalit me një kuti të kuqe që shkruante “errësirë”, pasi pritet që faturat të rriten edhe më tej.

“Tendencat janë ende në rritje, kurse tani po përballemi me muajt e vjeshtës dhe të dimrit, që do të thotë më pak dritë, më pak diell dhe nevojë për të ndezur dritat më gjatë”, theksoi ai, duke shtuar se është “e pamundur të menaxhohet kjo situatë”.

Catalano shtoi se nëse trendi vazhdon, atij do t’i duhet të shkurtojë orët e punëtorëve, gjë që do të nënkuptonte uljen e të ardhurave.

“Por edhe në këtë rast, ne do të mbijetonim vetëm dy ose tre muaj. E pamundur është të mendosh të drejtosh një lokal për të gjithë sezonin apo një vit me këto kosto”, tha ai.

Gjatë një proteste simbolike kundër rritjes së çmimeve të energjisë, në një mbrëmje në fund të gushtit, Catalano vendosi të fikte dritat për gjysmë ore në lokalin e tij, duke u shërbyer klientëve vetëm nën dritën e qirinjve.

“Kjo ishte një mënyrë që t’i shprehim shqetësimet tona dhe t’i ndajmë ato me klientët tanë”, tha ai.

Bizneset në rrezik

Sipas Fipe-Confcommercio-s, rreth 120 mijë biznese në sektorin e shërbimeve janë në rrezik të mbylljes brenda gjashtë muajve të parë të vitit 2023, të gjunjëzuara nga inflacioni i paqëndrueshëm dhe kostot e energjisë, me rreth 370 mijë vende pune në rrezik.

Pronarët e bizneseve sugjerojnë që qeveria të miratojë masa urgjente të ngjashme me ato që kishte miratuar për të ndihmuar qytetarët dhe firmat në përballjen me emergjencën e pandemisë së koronavirusit, duke përfshirë ndihmën fiskale dhe grante speciale.

“Mendoj se presioni ndaj bizneseve si baret dhe restorantet rrezikon të ndalojë ekonominë”, tha Catalano. “Gjatë periudhës së COVID-it kishte disa ndihma publike, dhe falë kësaj, ne filluam të shohim dritën në fund të tunelit … Tani është koha që qeveria të ndërhyjë përsëri”, shtoi ai.

Roberto Castroni posedon një dyqan ushqimor historik që mban mbiemrin e tij në qendër të Romës. Ai pajtohet me shitësit e tjerë se qeveria duhet të veprojë me shpejtësi për të shmangur një fatkeqësi ekonomike.

“Nëse bizneset mbijetojnë, ata vazhdojnë të prodhojnë dhe mund të paguajnë kreditë e tyre. Por nëse qeveria i lë ata të vdesin, atëherë kjo është një katastrofë”, tha Castroni për AA.

“Disa fonde mund të sigurohen përmes granteve të pakthyeshme, ndërsa të tjerat mund të ofrohen nga sistemi bankar nëpërmjet kredive afatgjata”, shtoi ai.

Qeveria e përkohshme e Italisë e udhëhequr nga Mario Draghi po përgatit një paketë të re masash që synojnë të ndihmojnë familjet dhe bizneset të përballojnë krizën energjetike me ardhjen e dimrit.

Megjithatë, gjetja e një përgjigjeje konkrete ndaj inflacionit të lartë rekord dhe kostove të larta të energjisë që rëndojnë mbi bizneset dhe familjet do të jetë detyra e parë sfiduese e qeverisë së re italiane që do të dalë nga zgjedhjet kombëtare që do të mbahen më 25 shtator.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ndihmë franceze, Algjeria liron romancierin e burgosur në qendër të krizës diplomatike

Ndihmë franceze, Algjeria liron romancierin e burgosur në qendër të krizës diplomatike

13 November, 2025
Trump nënshkruan projektligjin e shpenzimeve për t’i dhënë fund mbylljes më të gjatë në historinë e SHBA-së

Trump nënshkruan projektligjin e shpenzimeve për t’i dhënë fund mbylljes më të gjatë në historinë e SHBA-së

13 November, 2025
Centrali i parë i vogël bërthamor i Mbretërisë së Bashkuar do të ndërtohet në Uellsin e Veriut

Centrali i parë i vogël bërthamor i Mbretërisë së Bashkuar do të ndërtohet në Uellsin e Veriut

13 November, 2025
Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

13 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result