• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Saturday, July 5, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Bota
Biznesi i armëve në Serbi dhe politika serbe e luhatjes mes dy krahëve

Biznesi i armëve në Serbi dhe politika serbe e luhatjes mes dy krahëve

by albnews
24 July, 2022
in Bota
0
7
VIEWS

Rrëzimi i një avioni të ngarkuar me armë serbe në Greqi ngre shumë pyetje lidhur me praktikat korruptive në industrinë e mbrojtjes të Serbisë dhe eksportet jo transparente të armëve në vend.

Predha dhe mina serbe, të shitura nga një tregtar misterioz armësh, të destinuara për në Bangladesh, të transportuara nga një aeroplan ukrainas, që rrëzohet në Greqi. Tingëllon si një thriller politik mesatarisht emocionues. Por është një realitet i mprehtë.

Në mbrëmjen e vonë të 16 korrikut 2022 në verilindje të Greqisë pranë qytetit Kavala u rrëzua një avion tranportues ukrainas i tipit Antonov An-12. Të tetë anëtarët e ekuipazhit ukrainas humbën jetën. Avioni ishte nisur nga qyteti i Nishit në Serbinë jugore dhe kishte ngarkuar 11.5 ton predha mortajash dhe mina të prodhimit serb. Pas këtij biznesi thuhet se qendron Slobodan Tesiç, një nga tregtarët më të mëdhenj të armëve në Ballkan, ndaj të cilit prej kohësh janë vendosur sanksione nga SHBA. Destinacioni zyrtar i transportit të armëve: Bangladeshi.

Menjëherë pas ngritjes mbi pjesën veriore të detit Egje piloti njoftoi probleme me motorin, por nuk arriti dot të bëjë ulje emergjente. Rrëzimi pranë Kavalës qe shkatërrues, edhe të nesërmen pati shpërthime të vazhdueshme të municioneve.

Prodhuesi më i madh i armëve në rajon

Aksidenti aktualisht nuk sjell vetëm trazira diplomatike midis Greqisë nga njëra anë dhe Serbisë dhe Ukrainës nga ana tjetër – sepse Athina me sa duket nuk dinte asgjë për këtë transport delikat dhe protestoi tek të dy vendet. Katastrofa tërheq vëmendjen edhe mbi një kompleks të errët: industrinë serbe të armatimit, e cila vazhdimisht përmendet për korrupsionin dhe eksportet e paligjshme.

Serbia është një nga prodhuesit më të mëdhenj dhe më të rëndësishëm të armëve në Evropën Qendrore dhe Juglindore, një traditë që daton që nga koha e Jugosllavisë. Industria thuajse ekskluzivisht shtetërore e armatimeve është një degë e rëndësishme e ekonomisë për vendin e Ballkanit Perëndimor. Serbia mund të ofrojë pothuajse gjithçka – nga armët e vogla dhe minat, artileria dhe tanket, sistemet raketore, dronët, avionët luftarakë dhe pajisjet elektronike si radarët. Ministria e Mbrojtjes në Beograd e vlerëson vëllimin e eksporteve serbe të armëve për vitin 2020 në rreth 600 milionë dollarë (rreth 530 milionë euro). Kjo do të thotë rreth tre për qind e totalit të eksporteve të Serbisë për vitin 2020. Megjithatë shifra të sigurta nuk ka.

Griechenland | Flugzeugabsturz in Kavala

Dërgimi i armëve në rajonet e luftërave dhe konflikteve

Blerësit më të rëndësishëm të armëve dhe pajisjeve ushtarake serbe janë Emiratet e Bashkuara Arabe, Qiproja, SHBA, Bullgaria dhe Arabia Saudite. Por industria serbe e armatimit ka klientë në të gjithë botën dhe nuk është aspak e rezevuar në zgjedhje”, thotë për DW politologu Vuk Vuksanoviç nga Qendra për Politikat e Sigurisë në Beograd(BCBP). “Shteti serb me të vërtetë dëshiron të nxjerrë çdo dinar të mundshëm nga kjo industri. Megjithatë vija e kuqe është se vendet eksportuese nuk duhet të jenë nën sanksionet e OKB-së ose nuk duhet të kenë konflikt të armatosur.”

Por Vuksanoviçi thekson se Serbia “jo gjithmonë i zbaton këto rregulla”. Në fakt gjatë dy dekadave të fundit ky vend i Ballkanit Perëndimor ka eksportuar vazhdimisht armë në zonat e luftërave dhe konflikteve ose në vendet që ndodheshin nën embargo armësh. Në vjeshtën e vitit 2019 doli në dritë se armët serbe kishin përfunduar në duart e islamistëve militantë në Jemen përmes Arabisë Saudite. Në verën e vitit 2020 ushtria e Azerbajxhanit zbuloi armë serbe të shitura Armenisë në rajonin e kontestuar të Nagorni-Karabahut. Në shkurt të këtij viti një rrjet gazetarësh investigativë serbë zbuloi se armët serbe ishin dërguar në Mianmar pas puçit ushtarak të shkurtit 2021.

Një emër që shfaqet vazhdimisht

Një person, emri i të cilit shfaqet vazhdimisht në lidhje me bizneset e paligjshme të armëve serbe, është Slobodan Tesiç. 64-vjeçari është prej dekadash aktiv në tregtinë e armëve në Ballkan. Nga viti 2003 deri në vitin 2013 ai ishte në listën e sanksioneve të SHBA për transportim të paligjshëm të armëve në Liberi. Në dhjetor 2017 sanksionet kundër Tesiçit u rivendosën për shumë biznese të paligjshme armësh; ato ekzistojnë edhe sot dhe përfshijnë ndër të tjera ndalimin e udhëtimit dhe konfiskimin e pasurive të tij në SHBA. Aty ai cilësohet zyrtarisht si “tregtari më i madh i armëve dhe municioneve në Ballkan”.

Tesiç është po ashtu në qendër të disa skandaleve të korrupsionit në industrinë serbe të mbrojtjes, duke përfshirë të ashtuquajturën aferën Krusik, që doli në dritë në vjeshtën e vitit 2019. Thuhet se fimat e tregtarit të armëve kanë blerë nga kompania shtetërore e armatimeve Krusik, që prodhon granata, mina dhe raketa, produkte nën vlerën e tregut dhe i kanë shitur ato jashtë vendit me çmime të larta – megjithëse në Serbi kompania shtetërore Jugoimport-SDPR është në fakt përgjegjëse për bizneset ndërkombëtare të armëve.

Financues i partisë në pushtet?

Paratë nga këto biznese të kompanive shtetërore të armatimit me firmat private thuhet se i kalojnë herë pas here edhe Partisë Progresive Serbe (SNS) në pushtet të presidentit Aleksandar Vuçiç. Tesiç konsiderohet si një nga financuesit më të mëdhenj të SNS. Sipas mediave serbe ai ka edhe pasaportë diplomatike. Edhe babai i ministrit aktual serb të Mbrojtjes, Nebojsha Stefanoviç, i cili ka ndërruar jetë, thuhet se ka qenë për vite me rradhë i përfshirë në biznese të ngjashme armësh. Si Vuçiç ashtu edhe Stefanoviç i mohojnë akuzat prej vitesh.

Nuk është për t`u çuditur, që emri i Tesiçit  përmendet tani në lidhje me dërgimin aktual të armëve në Bangladesh dhe rrëzimin e avionit. Me sa duket ai qëndron pas kompanisë Valir, e cila është zyrtarisht përgjegjëse për këtë biznes. Vetë Tesiçi nuk e komenton këtë dhe as akuzat ndaj tij në përgjithësi.

A po merr fund politika e luhatjes mes dy krahëve?

Spekulohet gjithashtu se armët në avionin e rrëzuar ukrainas nuk kishin si destinacion Bangladeshin, por Ukrainën. Si ministri serb i Mbrojtjes Stefanoviç, ashtu edhe drejtuesi i kompanisë ukrainase Meridian, në pronësi të së cilës ishte aeroplani i rrëzuar, e mohojnë këtë. Por politologu Vuksanoviç beson se mbeten pyetje që nuk marrin përgjigje. “Opinionit i duhet sqaruar, se përse një aeroplan ukrainas transporton armë serbe, në një kohë kur në territorin e Ukrainës zien konflikti më i madh ndërkombëtar”, thotë Vuksanoviç.

Politologu e sheh këtë aferë edhe si një shprehje të politikës luhatëse të Beogradit mes qendrave të ndryshme të huaja të pushtetit. “Nga njëra anë, kjo do të thoshte municion i fshehtë për Ukrainën për të kënaqur Perëndimin, nga ana tjetër në Serbi i bëhen lëshime Rusisë. E gjithë kjo është pjesë e qendrimit të elitës së Beogradit, që luhatet mes qendrave të ndryshme huaja të fuqishme. Për Serbinë lind megjithatë pyetja, nëse në një moment kjo politikë nuk do të mbajë dot më, sepse njëra nga qendrat e pushtetit do të jetë tepër e zemëruar.”

Previous Post

Federico Rampini, Corriere della Sera/ Liderët e brishtë të Perëndimit

Next Post

Fshati që jeton mbi flori dhe që po përpihet nga toka

albnews

albnews

Related Posts

Macron viziton Britaninë e Madhe javën e ardhshme! I pari lider i BE-së që shkon zyrtarisht pas Brexit-it! Takime me Mbretin Charles III dhe kryeministrin Starmer
Bota

Macron viziton Britaninë e Madhe javën e ardhshme! I pari lider i BE-së që shkon zyrtarisht pas Brexit-it! Takime me Mbretin Charles III dhe kryeministrin Starmer

5 July, 2025
Tre kryetarë bashkie të opozitës arrestohen në Turqinë jugore
Bota

Tre kryetarë bashkie të opozitës arrestohen në Turqinë jugore

5 July, 2025
Afrohet afati i fundit i Trump për tarifat, presidenti amerikan: Kam nënshkruar letrat me normat e taksave për 12 shtete
Bota

Afrohet afati i fundit i Trump për tarifat, presidenti amerikan: Kam nënshkruar letrat me normat e taksave për 12 shtete

5 July, 2025
Next Post
Fshati që jeton mbi flori dhe që po përpihet nga toka

Fshati që jeton mbi flori dhe që po përpihet nga toka

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Vodhën 37 banesa me vlerë 1 mln paund, arrestohen tre shqiptarë dhe një britanike

Vodhën 37 banesa me vlerë 1 mln paund, arrestohen tre shqiptarë dhe një britanike

4 July, 2025
Franca ndryshon taktikë ndaj emigrantëve të paligjshëm, policia përdor thika për të shpuar gomonet në ujë

Franca ndryshon taktikë ndaj emigrantëve të paligjshëm, policia përdor thika për të shpuar gomonet në ujë

4 July, 2025
Bankers, aktivitet 20-vjeçar me humbje/ Inxhinieri ngre pyetjen: Nëse ka humbje pse kërkon zgjatje kontrate?

Bankers, aktivitet 20-vjeçar me humbje/ Inxhinieri ngre pyetjen: Nëse ka humbje pse kërkon zgjatje kontrate?

4 July, 2025
EMRAT/ 21 drejtorët në bashkinë e Vlorës që iu bindën “ultimatumit” të Ramës, dhanë dorëheqjen

EMRAT/ 21 drejtorët në bashkinë e Vlorës që iu bindën “ultimatumit” të Ramës, dhanë dorëheqjen

4 July, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    5071 shares
    Share 2028 Tweet 1268
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2543 shares
    Share 1017 Tweet 636
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1952 shares
    Share 781 Tweet 488
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1861 shares
    Share 744 Tweet 465
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1719 shares
    Share 688 Tweet 430
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM