Biznesmeni shqiptar transferon biznesin e tij të ndërtimit në Londër

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Agi Kons, një nga kompanitë më të mëdha të ndërtimit në Shqipëri, tashmë është me pronësi të huaj. Biznesmeni Gentjan Sula ka vendosur të transferojë në Angli pronësinë e kompanisë, e cila ka ndërtuar Kodrën e Diellit si dhe një sërë projektesh të tjera madhore në Tiranë dhe bregdet.

Dokumentat zyrtare tregojnë se transferimi i pronësisë është bërë në dhjetor të vitit të kaluar, përmes një kontrate shkëmbimi aksionesh, ku aksionet e Agi Kons i kanë kaluar një kompanie të quajtur UK Development Holding Limited. Kjo e fundit është një shoqëri e regjistruar në Londër në gusht të vitit të kaluar dhe zotërohet në masën 100 për qind po nga Gentjan Sula.

Gent Sula transferon Agi Konsin në Angli

Transferimi i pronesise se Agi Kons ne Angli

Përmes kësaj lëvizje, Gent Sula mbetet pronari fundor i Agi Kons, por tashmë aksionet e saj i kontrollon nga Anglia.

Në kontratën e shkëmbimit të kuotave, biznesmeni e motivon riorganizimin e kompanive në pronësi të tij si një lëvizje për të optimizuar operacionet, por edhe për të eksploruar mundësinë e zgjerimit në tregun britanik.

Por kjo lëvizje vjen në një kohë kur kompania ishte vënë nën hetim nga SPAK për dosjen Veliaj. Vetë biznesmeni Sula tashmë është nën masë shtrënguese nga gjykata me “detyrim paraqitje.

Agi Kons është një nga kompanitë më të mëdha të ndërtimit në Shqipëri. Aktualisht kompania ka një kapital prej 1.5 miliardë lekësh ose 12.6 milionë paundësh, i cili ka kaluar i gjithi nën pronësinë e anglezes UK Development Holding Limited.

Share This Article