Bjellorusi, bastisen zyrat e Radios Evropa e Lirë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Forcat e sigurisë në Bjellorusi i kanë bastisur zyrat dhe shtëpitë e disa gazetarëve të pavarur, përfshirë zyrat e Radios Evropa e Lirë në Minsk.

Dëshmitarët thanë se oficerët e thyen derën e zyrës së Radios Evropa e Lirë në Minsk të premten si pjesë e aksioneve kundër medieve.

Ndaj këtij aksioni reagoi Shoqata Bjelloruse e Gazetarëve, duke thënë: “Përsëri një sulm masiv nga forcat e sigurisë ndaj gazetarëve në mbarë vendin”, duke publikuar një listë të 19 bastisjeve ndaj gazetarëve ose familjeve të tyre.

Agjencia zyrtare e lajmeve, Belta, citoi një zyrtar të Komitetit Hetues të ketë thënë se autoritetet kanë kryer bastisje pas informatave për “një lëvizje nën hije të burimeve të konsiderueshme financiare, kryesisht nga jashtë, shmangie të taksave dhe financim të llojeve të ndryshme të aktivitetit protestues”. OJQ-të dhe mediet e pavarura në të kaluarën i kanë mohuar këto akuza.Reklamë

Oficerët e sigurisë i bastisën shtëpitë e korrespondentëve të Radios Evropa e Lirë, Aleh Hruzdzilovich dhe Valyantsin Zhdanko, shkruan Free Europe.

Bashkëshortja e Hruzdzilovichit tha se burri i saj u mor nga autoritetet i lidhur me pranga në duar. “Na i morën telefonin e tij dhe timin, të gjithë kompjuterët dhe laptopët. Ishin nëntë persona. I morën edhe të gjitha të hollat, edhe rublat bjelloruse që i kisha në xhep, gjithashtu 300 dollarë që më mbetën mua për jetesë”, tha ajo.

Bjellorusia së fundi ka nisur një fushatë kundër gazetarëve. 32 gazetarë bjellorusë janë duke u mbajtur nën ndalim, qoftë duke e vuajtur dënimin ose duke e pritur gjykimin, sipas Shoqatës Bjelloruse të Gazetarëve.

Share This Article