Bjellorusi, Lukashenko urdhëron ushtrinë të shtypë protestat

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti bjellorus, Alexandre Lukashenko urdhëroi sot ministrin e Mbrojtjes të marrë masa më strikte për të mbrojtur integritetin territorial të vendit, goditur nga një lëvizje protestash që prej zgjedhjeve presidenciale të kundërshtuara të 9 gushtit.

Lukashenko, në pushtet që prej 26 vitesh, shkoi sot për të inspektuar njësitë ushtarake të vendosura në Grodno, në perëndim të Bjellorusisë, pranë kufirit polak, sipas një komunikate të publikuar në Telegram nga presidenca bjelloruse.

“Urdhëroj ministrin e Mbrotjes (…) të mbrojë para së gjithash perlën perëndimore të Bjellorusisë, qendra e të cilës është në Grodno. Dhe të merren masa më të rrepta për të mbrojtur integritetin territorial të vendit tonë”, theksoi Lukashenko.

Deklarata vjen pasi stërvitjet e mëdha ushtarake bjelloruse janë planifikuar në rajonin e Grodno midis 28 dhe 31 gushtit.

Opozita dënon mashtrimet dhe ka organizuar manifestime të përditshme në vend.

Share This Article