Bjellorusia e përfshinë Shqipërinë dhe Maqedoninë në listën e shteteve armike

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Qeveria e Bjellorusisë ka miratuar një listë të vendeve armiqësore dhe rezoluta e Këshillit të Ministrave u publikua sot në Portalin Ligjor Kombëtar të Internetit, njofton “Interfaks”.

Në listën e shteteve është edhe Shqipëria dhe Maqedonia.

Përveç shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, në listë janë përfshirë edhe 12 vende të tjera – SHBA, Britania e Madhe, Australia, Kanadaja, Norvegjia, Zelanda e Re, Shqipëria, Islanda, Maqedonia, Lihtenshtajni, Mali i Zi dhe Zvicra.

Vendimi hyn në fuqi në ditën e publikimit zyrtar.

Bjellorusia nuk merr pjesë në luftën e Rusisë në Ukrainë, por e mbështet Rusinë dhe është nën ndikimin e saksioneve të vendeve perëndimore.

Share This Article