Bjellorusia kërcënon me përdorimin e armëve në protestat e opozitës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Policia e Bjellorusisë tani do ta ketë të lejuar përdorimin e armëve luftarake nëse është e nevojshme, gjatë protestave të opozitës. Protesta të dhunshme janë duke u zhvilluar që nga rizgjedhja e Aleksandër Lukashenkos në krye të shtetit, shkruan Reuters të hënën.

“Fashistë”, ishte fjala që turma e protestuesve opozitarë brohoriste, derisa policia kundërpërgjigjej me gaz lotsjellës, për t’i shpërndarë. Zhurma e shpërthime të mëdha dëgjoheshin në të katër anët, ndërsa tymi gri mbushte ajrin.

“Protestat që po zhvillohen kryesisht në Minsk, kryeqyteti i Bjellorusisë, janë bërë të organizuara dhe jashtëzakonisht radikale”, kanë thënë zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Sipas MPB-së, policët nuk do të largohen nga rrugët dhe, nëse është e nevojshme, do përdorin pajisje speciale dhe armë zjarri.

Të dielën , janë arrestuar 713 persona për pjesëmarrje në protestë, ndërsa forcat e sigurisë përdorën top uji dhe shkopinj, me qëllim të shpërndarjes së turmës.

Krah opozitarëve kanë dalur edhe ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian, të cilët ranë dakord për të sanksionuar presidentin Lukashenko dhe disa zyrtarë të tjerë për shkak të manipulimit te rezultatit të zgjedhjee presidenciale.

Share This Article