Bjellorusia e ka mbyllur kufirin me Ukrainën, me pretendimet se po kontrabandohen armë në vend.
Presidenti Alexander Lukashenko ka thënë se kjo është pjesë e një përpjekjeje nga fuqi të jashtme për të përmbysur regjimin autoritar të tij.
Lukashenko pretendoi – pa dhënë prova – se shërbimet e tij të sigurisë kanë zbuluar një vend të mbështetur nga terroristë të huaj që po komplotonin dënimin e tij nga pushteti.
“E kanë tepruar. Nuk mund t’i falim”, tha ai, raporton BBC.
Vazhdoi tutje se armë po transportoheshin në ato vende të terroristëve brenda shtetit, të financuara nga Gjermania, Lituania, Polonia, Ukraina dhe SHBA-ja.
“Numër i madh i armëve po vjen nga Ukraina në Bjellorusi. Për këtë arsye urdhërova mbylljen e kufirit me Ukrainën”.
Lukashenko ka thënë se do të konfrontohet me liderët e shteteve për këtë.
Ukraina mohoi ndikimin e saj në punët e brendshme të Bjellorusisë dhe tha se mbyllja e kufirit do t’i bëjë njerëzit “të vuajnë”.