Një grua në Britani thotë se ka zhdukur padashur pasurinë e të dashurit të saj prej rreth 569 milionë paundë në Bitcoin qe tani mund të gjendet ‘në një landfill mbeturinash’, por nuk pranon se është faji i saj.
39 vjeçari nga Uellsi, James Howells, thotë se kishte “krijuar” pasurinë prej 8,000 monedhash virtuale prej vitit 2009, të cilat ndodheshin në memorien e kompjuterit.
Pasuria në Bitcoin tani vlen më shumë se gjysmë milionë paundë por ‘hard drive’ i kompjuterit tashmë eshtë hedhur në fushat e mbeturinave të Newport.Ish-e dashura e zotëruesit të portofolit Halfina Eddy-Evans pranon tashmë se ka shkuar vetë në landfill për të kërkuar kompjuterin e saj, por pa shpresa rekuperimi.
Halfina tha për rrjetin Daily Mail: “Shpresoj që ai ta gjejë – jo se dua ndonjë gjë nga paratë e tij por kështu të paktën do të mbyllë gojën”.
Halfina nënë e dy fëmijëve, thotë se James e kishte vendosur vetë atë në qesen e plehrave, të cilën ajo e kishte flakur pa e pasur idenë se memoria me kodet e parave virtuale ishte brenda.
Halfina thotë më tej: “Dua vetëm që ai ta gjejë kompjuterin bashkë me paratë, jam e lodhur duke dëgjuar për këtë histori”.
Ndërsa James thotë se do të hedhë në gjyq bashkinë e Newport për të drejtën e kërkimeve me ekskavator në landfill.
Burri shton se nëse e gjen pasurinë e tij, do të shpenzojë një pjesë të saj për ta kthyer qytezën e Newport në një “Dubai të Britanisë”.
Prej vitit 2009, entuziasti i kriptomonedhave kishte vlerë ose akumuluar 8,000 Bitcoin për një fraksion të vlerës që ato kanë sot.
Por zhurma e laptopit të tij teksa “gërrmonte” Bitcoin besohet se bezdiste të dashurën Halfina, që i kërkonte vazhdimisht të ndalonte, shkruan rrjeti vendas The SUn.
Më pas sipas raportimeve, ai kishte derdhur një gotë limonatë mbi aparat dhe laptopi nuk funksionoi më. Pas disa tentativash riparimi ai e la pajisjen në sirtarin e mbeturinave derisa Halfina e flaku në kosh, sipas mediave vendase.
Gruaja thotë: “Ai kërkon të më fajësojë mua, por tani ne nuk flasim më”.
Ndërkohë në landfill ka më shumë se 1.4 milion ton mbetje, por James thotë se e ka ngushtuar zonën e kërkimit në vetëm 100,000 ton.
Bashkia e Newport thotë se mund të lejojë James të gërmojë në landfill vetëm nëse zbaton “rregullat mjedisore”. /The SUN/